Pas miratimit të enjten në Kuvend të ngritjes së komisionit hetimor për sterilizimin dhe check-up-in, sot po zhvillohet mbledhja e parë, në Kryesinë e Kuvendit.
Përgjatë 4 muajve komisioni do të bëjë hetimin parlamentar të dy koncesioneve të dhëna në shëndetësi: Sterilizimin dhe Check-Up, të dy nën hetim edhe nga organet e drejtësisë.
“Uroj që të gjithë anëtarët e këtij komisioni të mos bëheni mburojë e këtij korrupsioni e të përdorni kartonat kundër interest publik, sepse me 200 mln euro mund të ishin ndërtuar dhjetra spitale ultramodernë, qindra qendra qshëndetësore dhe dyfishuar pagat e mjekëve”, tha Kryetarja Albana Vokshi.
Komisioni hetimor për shërbimin publik të sterilizimit dhe shërbimit publik të check-up në shëndetësi u miratua në Kuvend me 95 vota pro (71 prej të cilave nga PS dhe vetëm 24 nga pala kërkuese), një abstenim dhe asnjë kundër.
Anëtarët e Komisionit Hetimor në Shëndetësi:
1- Albana Vokshi Kryetar PD
2- Plarent Ndreca Nënkryetar PS
3- Klodiana Spahiu Anëtar PS
4- Milva Ekonomi Anëtar PS
5- Ilirjan Pendavinji Anëtar PS
6- Ilir Metaj Anëtar PS
7- Edona Bilali Anëtar PS
8- Petro Koçi Anëtar PS
9-Klevis Xhoxhi Anëtar PS
10- Zheni Gjergji Anëtar PD
11- Ina Zhupa Anëtar PD
12- Edmond Spaho Anëtar PD
13- Saimir Korreshi Anëtar PD
14- Xhelal Mziu Anëtar PD
15- Petrit Vasili Anëtar PD
Anëtarët Zëvendësues
1- Lavdrim Krashi Anëtar zëvendësues PS
2- Mirela Pitushi Anëtar zëvendësues PS
3- Emilia Koliqi Anëtar zëvendësues PD
4- Ilda Dhori Anëtar zëvendësues PD
Përplasje e fortë mes Gresës dhe Xhenetës, shkak pranku i An...
Kërcënime me bomba në dhjetëra shkolla në Gjermani
Çdo 10 minuta, në botë vritet një grua
Trajneri i Empolit i frikësohet një largimi të mundshëm të I...
Lëshohet në qarkullim pulla postare që lufton dhunën kundër ...
Osmani: Derisa çdo grua të jetë e lirë nga dhuna, asnjëra ng...