Ka nisur edhe sot protesta në Shqipëri kundër rritjes se çmimeve të karburanteve.
Qytetaret kanë bllokuar superstradën Lezhë-Laç pranë kryqëzimit të Shën Kollit.
Ata kërkojnë nga qeveria që të ulë taksat për hidrokarburet në mënyrë që ë ulët çmimi i naftës që ka arritur shifrat rekord.
Po ashtu, në Tiranë është lajmëruar një protestë në orën 11:00 nga qytetarët dhe aktivistët para godinës së kryeministrisë.
Policia e Shtetit dhe forcat e FNSH kanë “blinduar” qyteti në pritje të protestës së sotme kundër rritjes së çmimit të naftës.
Ata janë lokalizuar me furgonë të blinduar përreth kryeministrisë dhe te TVSH-ja në pritje të protestës.
Po ashtu pritet që të ketë tubime edhe në qytete të tjera të vendit ashtu sikurse ditën e djeshme./Oranews/
Gjyqtarët kosovarë delegohen për ndeshjen e UEFA Youth Leagu...
Kurti mirëpriti arkitektin e Bibliotekës Kombëtare të Kosovë...
Tërmet në Japoni, sa ishte magnituda
Kombëtarja e Kosovës nis përgatitjet për miqësoret ndaj Esto...
Për çfarë Sara po e akuzon Gjestin se i mori?
Kearns, Vuçiqit: Mohimi është vazhdimësi e krimeve, ajo që f...