Google ADS

Nis protesta e opozitës në Shqipëri, bllokohen disa rrugë në Tiranë

17:31 | 23 Dhjetor 2024
E.H

Kaos trafiku është krijuar në Tiranë pas nisjes së protestës së opozitës së Shqipërisë dhe bllokimit të disa akseve kryesore rrugore në kryeqytetin shqiptar.

Ndërsa deputetët e PD deklarojnë se nuk do ta hapin rrugën dhe i bëjnë thirrje policisë që të bashkohet me protestës, uniformat blu bëjnë thirrje me megafona për të liruar qarkullimin dhe mos penguar qytetarët.

Kujtojmë se policia në përgjigje të kërkesës së organizatorëve të këtij tubimi, nuk u ka dhënë leje për bllokimin e akseve rrugore, pasi sipas bluve konsiderohet vepër penale./tch

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme