Partia Demokratike dhe Partia e Lirisë kanë thirrur sot një protestë kundër qeverisë, përpara godinës së kryeministrisë. Slogani i protestës do të jetë “Shqipëria në rrezik, t’i dalim Zot bashkë”.
Kjo është protesta e dytë që organizohet nga Partia Demokratike pas asaj të 7 Korrikut. Edhe skenari i këtij tubimi thuhet të jetë i ngjashëm me atë të 7 korrikut, ku disa persona do të mbajnë fjalën në një podium, bashkë me ta edhe ish-kryeministrin Sali Berisha.
Nga ana tjetër policia ka marrë masat për mbarëvajtjen e kësaj proteste.
Një kordon policor është rreshtuar rreth kryeministrisë për të ruajtur distancën mes protestuesve dhe institucionit, ndërkohë janë vendosur profile metalike në hyrje të saj.
Forcat e Ndërhyrjes së Shpejtë janë bërë gati në disa pika pranë Kryeministrisë.
Për shkak të protestës janë bllokuar disa rrugë në kryeqytet:
“Bulevardi “Dëshmorët e Kombit”
Sheshi “Nënë Tereza”
Rruga “Ismail Qemali”
Kryqëzimi i rrugës së Elbasanit me rrugën “Ibrahim Rugova”
Rruga “Papa Gjon Pali II”
Bulevardi “Zhan D’Ark”
Bulevardi “Bajram Curri”
Kryqëzimi i Rrugës së Elbasanit me rrugën “Ibrahim Rugova”./abcnews.al/
Funksioni i ri i AirPods të Apple mund të ndihmojë njerëzit ...
Në podcast me Toni Kroos, Klopp i ashpër me deklarata për Ra...
Drenusha: Në Big Brother hyra për fëmijët e mi
SHBA-ja thotë se afër 8.000 trupa koreanoveriore janë në kuf...
Krijimi i “Shtetit Bektashi”, Rama: Po ta kisha unë në dorë ...
Forca e lëngjeve bimore për një lëkurë të shëndetshme