Në mbledhjen e qeverisë me eurokomisionerin për zgjerimin Johannes Hahn, kryeministri Edi Rama tha se faza përgatitore nuk do të jetë një proces i lehtë, por kërkon angazhim të përditshëm të strukturave të shtetit.
“Një hap të rëndësishëm por dhe të vështirë po kërkon një angazhim solemn të përditshëm nga të gjitha strukturat e shtetit dhe ritëm të lartë në funksion të arritjes së të gjithë objektivave të kësaj faze. Prej sot dhe deri në pranverën e vitit që vjen ne jemi të detyruar ta përdorim me efikasitet maksimal kohën dhe të garantojmë një nivel të lartë koordinimi dhe ndërveprimi jo vetëm për të thelluar reformat në fushat me rëndësi jetësore”, tha Rama.
Rama tha se plotësimi i masave do të monitorohet nga qeveria dhe do t‘i raportohet periodikisht Komisionit Evropian./Top Channel
Shqipëri/ Shpërblim për policët, pritet të përfitojnë 8000 e...
Barcelona në rrugë të mirë për ta transferuar Jonathan Tah v...
I gjithë Ferizaj në terr, Aliu: Kjo është e pashembullt
Izraeli dhe Hamasi akuzojnë njëri-tjetrin për dështimin e nj...
Roshi flet për tërhiqjen nga kombëtarja: Nuk u ftova një vit...
Të shtëna me armë zjarri në Durrës