Ministria e Infrastrukturës dhe Energjisë, Belinda Balluku ka shpërndarë sot një video nga aksioni për pastrimin e liqenit të Komanit nga mbetjet urbane dhe mbetje të tjera të depozituara në brigjet dhe digën e liqenit.
Në një njoftim në Facebook, Balluku ka bërë të ditur se Korporata Elektroenergjitike Shqiptare (KESH) ka nisur punën për pastrimin nga mbetjet të basenit të HEC Koman.
Aksioni i pastrimit u inspektuar nga Ministrja Balluku, Ministrja e Turizmit, Mirela Kumbaro dhe përfaqësues të KESH.
Mbetjet në liqenin e Komanit kanë qenë gjithmonë një problem për banorët e zonës por edhe për imazhin e turizmit që parë një zhvillim të shpejtë në këtë zonë vitet e fundit./arbresh.info/
Yamal: Nuk ka rëndësi kush është në finale, ne duam titullin
Deklaratat e Trump për Groenlandën, OKB: Sovraniteti dhe int...
Mbi 1.5 milion njerëz mbesin pa energji elektrike në Kalifor...
Gjesti fut dy produksionet në “sherr”- BBVK paralajmëruan se...
Napoli interesohet për Zhegrovën, mirëpo Lille nuk e lëshon ...
Katër thasë me monedha ari dhe argjendi gjenden të fshehura ...