Google ADS

Nis pajisja me karta identiteti dhe pasaportë për shqiptarët që jetojnë në Kanada

01:40 | 5 Korrik 2022
Trina Galanxhi

Ministrja Olta Xhaçka, nëpërmjet një njoftimi në rrjetin e saj facebook ka njoftuar se ka nisur pajisja me pasaportë dhe kartë identiteti për qytetarët shqiptarë, që janë rezidentë në Kanada.

Ajo thotë se tashmë qytetarët që jetojnë në Kanada, nuk do kenë nevojë që të udhëtojnë drejt vendeve të tjera për të marrë këto shërbime, falë punës së Shërbimit Konsullor shqiptar.

Postimi i ministres Xhaçka

✅ Nisi shërbimi për pajisje me pasaportë dhe kartë identiteti 🪪 për qytetarët shqiptarë 🇦🇱 rezidentë në Kanada.

Tashmë qytetarët që jetojnë në Kanada, nuk do kenë nevojë që të udhëtojnë drejt vendeve të tjera për të marrë këto shërbime, falë punës së Shërbimit Konsullor shqiptar.

📌 I ftojmë të gjithë qytetarët të aplikojnë në portalin E-Albania📲, duke ndjekur gjithë udhëzimet e nevojshme.

🟢 Më thjeshtë, më shpejt, më afër jush!💪

 

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme