Gjermanët duket se do të bëhen ndërmjetësues të krizës së radhës politike në Shqipëri, e cila nisi që prej muajit shkurt kur opozita dogji mandatet.
Të paktën kështu lexohet vizita e fundit në Tiranë e numrit dy të partisë së kancelares Angela Merkel.
Katja Leikert, ndonëse kishte mbërritur me ftesë të fondacionit Konrad Adenauer, zhvilloi takime me palët politike në Shqipëri, presidentin Ilir Meta, kryeministrin Edi Rama dhe kreun e opozitës Lulzim Basha.
Takimet u zhvilluan pa praninë e mediave dhe duket se kishin për qëllim të masnin pulsin e palëve për dialog.
Shtatori dhe e gjithë vjeshta rezervon zhvillime të vrullshme në Shqipëri. Mbërrin ambasadorja e re e SHBA-së, ngrihen SPAK, Byroja e Hetimit dhe Gjykata Kushtetuese.
Kjo e fundit do të vendosë edhe për fatin e zgjedhjeve lokale të 30 qershorit, zgjedhje të cilat opozita dhe presidenti i konsideron të paligjshme./lapsi.al/
Mori një goditje të fortë në fytyrë nga kundërshtari, dalin ...
BBVA4 nis të shtunën, mesazhi i Sara Hoxhës: Kemi sakrifikua...
Nesër seanca e përbashkët plenare, deputetët shqiptarë dhe k...
Ledri Vula lanson këngën e re “Oj oj oj”
Osmani: E ardhmja e Kosovës në BE është e pashmangshme e për...
71 aksidente brenda 24 orëve në Kosovë