Mbyllen pushimet, nis sesioni i ri politik.
Prej orës 10.00 të kësaj të diele në vilën qeveritare në Dajt, kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama ka thirrur qeverinë në një mbledhje me dyer të mbyllura, ku pritet që të japë direktivat e reja për sesionin e ri politik që pritet të jetë “i nxehtë” në diskutime.
RTSH bëri me dije se tashmë kanë mbërritur të gjithë ministrat, anëtarët e grupit të PS, kryetarja e kuvendit dhe drejtorë të institucioneve të ndryshme të thirrur nga kryeministri.
Mbledhja nisi me prezantimin e punës, progresit dhe objektivave të arritura deri më tani nga ministritë dhe dikasteret e ndryshme të qeverisë dhe më pas do të jetë kryeministri Rama që do të mbajë fjalën e tij duke dhënë direktivat e reja jo vetëm për sesionin e ri politik dhe qëndrimin që do mbahet në parlament që nis më 2 shtator, por në fokus do jenë edhe zgjedhjet e ardhshme parlamentare.
Mazhoranca po përgatitet për një vit elektoral që do pasojë zgjedhjet e përgjithshme të 2025, ku kjo qeveri synon të marrë mandatin e 4-të.
Mbledhja do të vijojë deri në orën 18.00, ndërsa pjesë e diskutimit do të jenë edhe direktivat që do jepen për emërimet e reja të ndryshimeve në qeveri që u bënë në fund të muajit korrik.
“Ndryshimet në qeveri dhe emërimet e reja do të marrin direktivat për ministritë që drejtojnë por edhe qasjen që duhet të kenë në Kuvend”, tha gazetarja Dushnica.
Shtatori pritet të jetë një muaj intensiv pune për socialistët. Më 8 shtator do të zhvillohet edhe Asambleja e PS, ku pritet riorganizim në kupolën e strukturave drejtuese të partisë.
Gjesti, ende i inatosur me Xhenetën, nis debat me të në dhom...
Roma fillon të këndellet, ‘shkatërron’ në shtëpi Parman
Kusari-Lila rrëfehet për kancerin e gjirit: E zbulova krejt ...
Të paktën 20 të vrarë nga sulmet izraelite në Gazë
LDK premton koeficient të pagave 150 euro për të giithë shër...
U tha se zëvendësministri i ri i MINT-it ishte dënuar për ke...