LSI ka thirrur këtë të enjte në parlament Ministren e Arsimit Lindita Nikolla, lidhur me ligjin e Arsimit të Lartë dhe problematikat që ka krijuar mungesa e akteve nënligjore.
Deputetja Kejdi Mehmeti tha nga foltorja e Kuvendit se qeveria po rrit taksat për studentët, ndërsa nga ana tjetër vetë Ministrja e Arsimit nuk “denjon” as të vijë në seancat dëgjimore, kur deputetët e komisionit e kërkojnë atë atje.
“Qeveria ka harruar premtimet dhe ka rritur vetëm tarifat për universitetet dhe ministria është përgjegjëse.S i për të për mos mjaftuar këto, qeveria ka vendosur të heqë bursat për studentët. Papërgjegjshmëria për zbatimin e ligjit vetëm sa ka rritur kostot për familjet e shqiptarëve për të shkolluar fëmijët. Aktet në ligjore për zbatimin e ligjit nuk janë hartuar dhe po ashtu, as institutcionet që duhet të merren me zbatimin e ligjit,” theksoi Mehmetaj.
Në kundërpërgjigje, Nikolla është shprehur se sa herë është thirru në interpelancë ajo ka qenë e pranishme, duke shtuar se në 5 muajt e fundit ka ardhur në katër seanca dëgjimore. Nikolla ka shtuar se për aktet nënligjore shumica e tyre janë kryer, mbetet për t’u bërë vetëm 3 VKM.
“Në këto 5 muaj jetë parlamentare kam qenë prezentë në 6 seanca dëgjimore, nga këto 4 në komisionin e edukimit. Në këto 4 dëgjesa kam qenë në dispozicion të deputetëve pothuajse 20 ore.
Ne kemi plotësuar të gjitha udhëzimet e ministrit të Arsimit dhe jemi duke përmbyllur edhe VKM e fundit. Mbledhja e qeverisë së kësaj jave miratoi VKM për gradat dhe titujt akademike. Ju rinformoj se edhe udhëzimi i shumë përmendur për ngarkesat mësimore tashmë është miratuar. Pra Janë vetëm 3 VKM pa miratuar nga aktet nënligjore të cilat përmbyllen brenda shkurtit.”-tha Ministrja Nikolla./Gazeta Express
Anulohen procedurat gjyqësore në rastin kundër Trumpit për z...
Osmani takon kryetaren e Parlamentit Evropian, diskutojnë pë...
Rusia sulmon me dron shtëpinë e ambasadorit të Estonisë në K...
Të shtëna me armë zjarri në Hajvali, plagoset një person
Termokosi shpërndan faturat këtë fundjavë
Jehona e ndarjes nga Muri i Berlinit, ndjehet edhe sot në je...