Google ADS

Nis gjyqi për 15 biznesmenët e arrestuar, krijuan skemën e vjedhjes me TVSH

12:09 | 7 Shtator 2019
Arbresh.info

Ka nisur në Gjykatën e Tiranës seanca për 15 biznesmenët e arrestuar për skemë mashtrimi me faturat e tatimit të vlerës së shtuar.

Gjyqtarja Ardiana Bera do të caktojë masën e sigurisë për të arrestuarit. Prokurore e çështjes është Elisabeta Ymeraj.

15 biznesmenët e arrestuar mbrëmjen e së mërkurës, të cilët dyshohet se kanë krijuar një skemë mashtrimi me faturat e tatimit të vlerës së shtuar, rezultojnë të jenë aksionerë dhe pronarë të disa kompanive, që kanë përfituar shuma të mëdha parash nëpërmjet tenderave./TCH

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme