Harxhi dhe Kadilli kërkojnë shtyrje të datës së zgjedhjeve dhe ngrirje të funksioneve të administratës së PD-së
Katër kandidatët për kryetarin e Partisë Demokratike nisin sot zyrtarisht fushatën zgjedhore në të gjithë vendin deri më 11 Qershor. Kandidatët Lulzim Basha, Fatbardh Kadilli, Edith Harxhi dhe Agron Shehaj do të kenë dy ditë kohë për të dorëzuar në Komisionin Zgjedhor emrat e vëshguesve që do të ndjekin procesin zgjedhor.
Kandidatët do të takojnë anëtarët e PD në 71 degët e kësaj partie në vend për të prezantuar programin për të reformuar këtë forcë politike. Kandidatja Harxhi është shprehur kundër mbajtjes së zgjedhjeve më 13 Qershor duke argumentuar se nuk është kohë e mjaftueshme për zhvillimin e fushatës, ndërsa Kadilli ka kërkuar ngrirjen e administratës së PD në mënyrë që gara të jetë e barabartë për të gjithë kandidatët.
Katër kandidatët u përzgjodhën nga kryesia e PD, cila përjashtoi 5 kërkesa për të kandiduar pasi nuk plotësonin kriteret e vendosura nga Komisioni Zgjedhor./klannews/
Dhimbja që “udhëton” nga shpatulla në bërryl shkaktohet zako...
Ismajli gati për hapin e madh në karrierë, ai refuzon rinovi...
Mbappe: Bilbao më bëri mirë, mund të bëj shumë më tepër
“Duhet të luftojmë”, Zelensky tregon çfarë i duhet Ukrainës ...
Të paktën 28 të vrarë nga sulmet në Gaza
Kurti mërgatës: Paramendojeni çfarë bëjmë 37 mijë votat ju m...