Google ADS

Nis festa e socialistëve në Tiranë (VIDEO)

22:37 | 26 Qershor 2017
M. A.

Partia Socialiste është pranë një fitoreje historike, ku deri tani janë numëruar mbi 83% të votave. Teksa janë numëruar 4441 kuti, nga 5362 në total në të gjithë Shqipërinë, PS udhëheq me 50.64% të votave, e ndjekur nga PD me 30.23% të votave dhe LSI me 15.12% të votave.

Procesi i numërimit të votave ka përfunduar në Korçë dhe Fier.

Ndërsa PS sheh rritje të ndjeshme në vota në krahasim me 4 vite më parë, e kundërta ndodh me PD që është rrudhur në shifra në këto zgjedhje.

Por rritje në shifra nuk ka vetëm PS. Një rritje të ndjeshme ka edhe LSI që duket se do të ketë më tepër deputetë sesa në legjislaturën e lënë pas.

Ndërkohë që në Parlament duket se do të jetë edhe PDIU, edhe pse bazuar në numërimin e deritanishëm do të ketë më pak përfaqësues në Parlamentin e ardhshëm, transmeton tch.

Bazuar te numërimi i deritanishëm, rezulton se projeksioni për ndarjen e mandateve është si më poshtë:

PS – 73 mandate
PD – 43 mandate

LSI – 19 mandate

PDIU – 4 mandate

PSD – 1 mandat.

Pak momente më parë në zonën e Unazës së Re në Tiranë kanë shpërthye fishekzjarrët.

Raportohet se janë mbështetës të Partisë Socialiste ata që kanë hedhur fishekzjarrë shumëngjyrëshe në qiell për të festuar avantazhin e kësaj force politike.

 

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme