Qeveria nis nga puna për ndërhyrje emergjente për riparimin e shtresave të asfaltit në aksin rrugor Qafë Kashar-Durrës dhe anasjelltas. Kjo ndërhyrje do të kryhet gjatë gjithë muajit qershor, dhe do të nisë këtë të hënë me aksin rrugor Qafë-Kashar Vorë.
ARRSH dhe Policia e Shtetit bëjnë të ditur se gjatë ditës së hënë dhe të martë do të bllokohet dhe kryhet ndërhyrja në segmentin e parë nga Qafë Kashari në drejtim të Vorës.
ARRSH dhe Policia Rrugore u kërkojnë drejtuesve të mjeteve sa vijon:
• Lëvizja e mjeteve të rënda në drejtim të veriut duhet të bëhet përmes Kamzës nga rreth rrotullimi Casa Italia.
• Autoveturat që shkojnë në drejtim të Durrësit do të përdorin daljen tek pika e furnizimit Kastrati dhe mbikalimin për Kashar në drejtim të Vorës.
• Drejtuesit e mjeteve që kanë si destinacion jugun, duhet të përdorin drejtimin nga Elbasani si dhe kthimin për Tiranë të përdorin sërish drejtimin nga Elbasani.
• Mjetet me kalim nga Rinasi drejt Durrësit duhet të përdorin rrugën dytësore Qafë Kashar-Vorë (300 m përpara mbikalimit të Kasharit) ose në drejtim të aksit Rinas-Vorë në drejtim të doganës.
• Në mënyrë të veçantë drejtuesit e mjeteve që përdorin segmentin Tiranë-Durrës dhe kthim duhet të përpiqen të zgjedhin drejtime alternative sipas udhëzimeve që do të jepen në vazhdimësi nga Autoriteti Rrugor Shqiptar dhe Policia Rrugore.
• Punonjësit e Autoritetit Rrugor Shqiptar, Policisë Rrugore dhe firmave të mirëmbajtjes do të jenë me njësi të përqëndruara në terren për mbarëvajtjen e ndërhyrjes dhe orientimin e trafikut.
• Ju kërkohet drejtuesve të mjeteve që të respektojnë në mënyrë rigoroze rregullat e qarkullimit rrugor, sinjalistikën provizore të vendosur në segmentet ku do të punohet dhe udhëzimet e policisë.
Pas përfundimit të ndërhyrjes në segmentin Qafë Kashar – Vorë do të fillojë ndërhyrja në segmentet e tjera për të cilat ARRSH dhe Policia Rrugore do të përditësojnë skemat e lëvizjes dhe informojnë opinionin publik.
Ministria e Infrastrukturës dhe Energjisë bën të ditur se ndërhyrja bëhet si emergjente për rritjen e elementeve të sigurisë rrugore. Në këtë ndërhyrje do të riparohen shtresat në pjesët e dëmtuara dhe jo e gjithe gjatësia e rrugës.
Pra, bëhet fjalë për riparim të shtresave rrugore në zonat e dëmtuara të cilat krijojnë probleme qarkullimi. Gjithesej 31000 metra katrore shtresa asfaltike, kostoja 615 mijë euro me TVSH nga fondet e Bankës Botërore nga projekti i mirëmbajtjes si ndërhyrje emergjente ku mbi 90% e zë drejtimi i lëvizjes nga Tirana në Durres.
Për rehabilitimin e plotë të të gjithë segmentit po punohet nga ARRSH për sigurimin e fondit nga buxheti i shtetit./Top Channel
Policia zhvilloi 460 ligjërata në shkollat e Prishtinës gjat...
Sondazhi i Arbresh.info në Facebook, LVV mbi 50%
Hasani pret homologun polak: Jemi të gatshëm të punojnë së b...
Policia organizon punëtorinë për rishikimin e strategjisë së...
Ndalohen për 48 orë dy sllovakë dhe një kosovar, dyshohet se...
Krasniqi pret në takim lamtumirës Hovenierin, e falënderon p...