Ministrja e Arsimi Lindita Nikolla deklaron se tarifat e Universiteteve, Nuk janë rritur me ligjin e ri për arsimin e lartë dhe as nuk do të rriten këtë vit të ri akademik.
Reagimi vjen pas deklaratës së ish-kryeministrit Sali Berisha sipas të cilit për vitin akademik 2017 tarifat e universiteteve do të rriten me 300% apo 4.5 here më shumë se sa para miratimit të ligjit për arsimin e lartë.
Ministrja deklaron se postimi I Berishës është një gënjeshtër e madhe, ndërsa në respekt ë studentëve dhe prindërve të tyre ka publikuar tabelat e tarifave për 4 vite nga 2014 deri në 2017. Nikolla deklaron se transparenca e institucionit që drejton është përgjigja më e mirë për ata që gënjejnë, ndërsa studentët e bëjnë vetë dallimin mes të vërtetës dhe gënjeshtrës.
Postimi i plotë:
Me keqardhje dhe trishtim lexova edhe një tjetër postim të gënjeshtërt të z. Berisha për tarifat Universitare. Sa herë mendoj që një burrë në moshën e tij nuk mund të bie kaq poshtë me gënjeshtra, shumfish ia del të na bindë çdo herë që fundi nuk ka fund.
E nuk ka ligshtim më të madh kur mendon që ky njeri ka drejtuar për kaq vite fatet e vendit.
E VËRTETA – Me fakte, shifra, e zeza mbi të bardhë. Tarifat e Universiteteve, NUK janë rritur me ligjin e ri dhe as NUK do të rriten këtë vit, siç z. Berisha fantazon.
Më poshtë, jo për të, por në respekt të çdo studenti e prindi po publikoj tabelat e tarifave 2014-2015-2016-2017 për Universitetin e Tiranës. Do të vijojmë të bëjmë publike tarifat për të gjitha programet e studimit në universitetet publike dhe kushdo mund të dallojë qartësisht të vërtetën dhe të tregoj me gisht gënjeshtarin.
Për herë të gjashtë radhazi, Drenasi shpallet kampion në Gra...
Vriten 5 gazetarë palestinezë në Gaza, po transmetonin live ...
U thirr sot në SPAK, Veliaj: Kurth i sajuar, jam denoncuar n...
Nottingham Foresti e mposht Tottenhamin, ngritët përkohësish...
Hovenier në takim lamtumirës me Kurtin: Me bashkëpunimin më ...
Fulham i jashtëzakonisht, merr fitore në frymën e fundit nda...