Kryetarja e Kuvendit të Shqipërisë, Lindita Nikolla priti sot në një takim Ministrin e Drejtësisë dhe Administratës Publike të Kroacisë, Ivan Malenica, i cili po zhvillon një vizitë zyrtare në Shqipëri.
Kryetarja Nikolla vlerësoi partneritetin strategjik midis Shqipërisë dhe Kroacisë, nënshkruar në 2018, dialogun intensiv politik dhe marrëdhëniet shumë të mira e miqësore me Kroacinë dhe nënvizoi se të dy vendet ndajnë të njëjtin vizion për të ardhmen e Ballkanit Perëndimor.
“Shqipëria i është mirënjohëse Kroacisë për mbështetjen e vazhdueshme të integrimit evropian të Shqipërisë dhe çeljen e negociatave të anëtarësimit”, tha ajo.
Nikolla e vuri theksin edhe në nxitjen e bashkëpunimit ekonomik e tregtar midis të dy vendeve, duke synuar që ky bashkëpunim të ngrihet në nivelin e shkëlqyer të bashkëpunimit politik.
Sipas saj, “Shqipëria mirëpret më shumë investime dhe projekte kroate në sektorë strategjikë, si energjia, turizmi, infrastruktura, bujqësia etj”.
Nikolla tha se “bashkëpunimi në fushën e drejtësisë është një aspekt i rëndësishëm i bashkëpunimit dypalësh dhe i shërben konsolidimit të sistemit si edhe kontributit të organeve të drejtësisë në luftën kundër krimit të organizuar e korrupsionit dhe mbështetjen e qeverisjes së mirë”.
Ajo tha se “Shqipëria dhe Kroacia bashkëpunojnë ngushtësisht edhe në çështjet rajonale dhe mbështetjen e rolit të Kosovës në rajon e më gjerë”.
Ministri Malenica vuri në dukje rëndësinë e bashkëpunimit në fushën e reformave, sidomos reformës në drejtësi dhe përgatitjen e magjistratëve, vlerësoi nevojën e ngritjes së bashkëpunimit ekonomik në nivelin e bashkëpunimit të shkëlqyer politik dhe rikonfirmoi mbështetjen e vendosur të Kroacisë për integrimin evropian të Shqipërisë. /arbresh.info/
Vrau 14 vjeçarin, Martin Cani “arrest në burg” për Mario Për...
Ku mos mu HUTU me BLACK FRIDAY Artmotion
FSK testoi kapacitetet e komunikimit C4I
Si shkak i erërave të forta vazhdojnë problemet me energji
Driloni befason Drenushën me deklaratë: 15 vjet diferencë në...
Aksident mes një motoçiklete dhe një veture në Prishtinë, lë...