Studentët e shqiptarë që studiojnë jashtë Shqipërisë dhe mësuesit që mbrojnë dhe zhvillojë gjuhën shqipe në komunitetin shqiptar, do të jenë të regjistruar në një regjistër kombëtar.
Këtë e bëri të ditur ministrja e Arsimit, Lindita Nikolla e cila ishte e pranishme në Modena të Italisë nga ku takoi komunitetin shqiptar dhe autoritet vendore. Sipas ministres Nikolla, përpjekjet e vazhdueshme për ruajtjen dhe zhvillimin e gjuhës shqipe, vlerave kombëtare dhe zakoneve të shqiptarëve, mësuesit në diasporë nuk do të jenë më vetëm por do të kenë edhe mbështetjen e shtetit.
“Jam e impresionuar nga organizimi juaj, vërtetë mbresëlënës ky aktivitet dhe kompaktësia juaj si komunitet. Unë shpreh angazhimin tim personal dhe institucional për të çuar para sfidën tuaj, sfidën tonë të përbashkët për ruajtjen dhe zhvillimin e gjuhës shqipe në diasporë, ruajtjen e vlerave tona historike, kulturës dhe trashëgimisë kombëtare. Sot dua të ndaj me ju disa nisma konkrete, të sektorit që unë mbuloj, të cilat prekin komunitetet shqiptare jashtë vendit, krijimi, për herë të parë, i regjistrit kombëtar të studentëve shqiptarë jashtë vendit dhe krijimi i regjistrit të mësuesve shqiptar që jetojnë në Itali. Në ambasadat shqiptare do të ketë persona përgjegjës për mbarëvajtjen e shkollave shqipe në Itali e kudo ku jetojnë komunitete shqiptare”- deklaroi Nikolla.
Në këtë takim ishte i pranishëm edhe ministri i Shtetit dhe Diasporës Pandeli Majko i cili theksoi se diasporës shqiptare në Itali i ka munguar vëmendja dhe kujdesi në nivel shtetëror, pasi emigracioni është konsideruar çështje personale e familjare. Sot shtoi ai, ne kemi një Ministri të dedikuar për çështjet e diasporës, por dhe kjo nuk mjafton pasi ne po bëjmë gati bazën ligjore e institucionale për më shumë mbështetje ndaj shqiptarëve kudo ndodhen.
Dy ministrat theksuan angazhimin e përbashkët të dy ministrive që përfaqësojnë për realizimin e objektivave të komuniteteve shqiptare, të cilat janë sfida institucionale për ta.
Takimi i zhvilluar në Modena kishte mbështetjen edhe të shoqatës shqiptare atje, “Nënë Tereza”. Takimet, dy ministrat do t’i vijojnë edhe në ditët pasuese në shtetin mik përtej Adriatikut./Koha Jone/
E akuzoi se ka pëlqim ndaj tij, Gresa shpërthen në lot nga X...
Grupi “Shkodra Elektronike” me një falënderim të veçantë për...
Haziri në 35-vjetorin e LDK-së: Kjo familje e Rugovës ia dha...
Isak, objektiv i gjigantit francez
Eskalon situata mes Xuxit dhe Gresës, e lagin njëri-tjetrin ...
Policia në kërkim të dy të dyshuarve për vjedhje në Graçanic...