“Ngushëllime familjes së Andrea Haxhiajt”, Rama: Zjarret janë përhapur si epidemi në të gjithë Mesdheun

23:20 | 3 Gusht 2021
Trina Galanxhi

Kryeministri Edi Rama ka reaguar në lidhje me zjarret që kanë përfshirë vendin tonë.

Përmes një postimi në Facebook, Rama shkruan se vijon pa pushim puna për shuarjen e zjarreve, të cilat sipas tij, janë përhapur si epidemi.

Gjithashtu në postim kreu i qeverisë i ka shprehur ngushëllime 64-vjeçarit që vdiq sot pasdite nga zjarri, në Gjirokastër.

Postimi i Ramës:

Vazhdojnë papushim me mundin e sakrificat e forcave të emergjencave civile e të atyre të ushtrisë, operacionet tejet të vështira të shuarjes së zjarreve, të cilat janë përhapur si epidemi në krejt vendet e Mesdheut e jo vetëm.

Ngushëllime vëllazërore familjes së të ndjerit Andrea Haxhiaj, që sot fatkeqësisht humbi jetën në zjarrin e tërbuar që përfshiu zonën e Lunxhërisë në Gjirokastër./albeu.com

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme