Pasditen e sotme, edhe studentët e universitetit të Korçës kanë vendosur t’i bashkohen protestës, duke u ngujuar.
Vendimi erdhi pas një mbledhjeje të Këshillit Studentor të këtij universiteti, ndërsa studentët u ngujuan në Fakultetin e Ekonomisë.
Studentët nisën një sërë protestash që në Dhjetor të 2018-ës, për të kërkuar plotësimin e 8 pikave, që ata i paraqitën si domosdoshmëri, ku përfshiheshin edhe investimet në infrastrukturë dhe ulja e tarifave të studimit.
Pas protestës së parë të 2019-ës, grupe të shumta studentësh janë ngujuar në ambientet e fakulteteve dhe universiteteve të shumta në vend dhe kanë theksuar se do të qëndrojnë deri në plotësimin e kërkesave të tyre./tch
A është tradhtia një sëmundje apo një zgjedhje?
Çfarë personaliteti ka një Shigjetar?
Çaji i hudhrës – arsyet shëndetësore pse duhet të pini çdo m...
Celta Vigo në një finish dramatik ndal Barcelonën
Zelensky: Pres propozimet e Trump për t’i dhënë fund luftës
Mungesa e sinjalizimit paraqet rrezikshmëri të lartë në traf...