Google ADS

Ngrodhin 160 pula të tjera në Vlorë, groposen nga banorët

15:27 | 30 Mars 2022
Fjolla Bajraktari

160 pula të tjera kanë ngordhur në fshatin Babicë në Vlorë.

Lajmi konfirmohet nga banorët e fshatit dhe dyshohet se pulat kanë ngordhur për shkak të gripit të shpendëve.

Groposja është bërë nga vetë banorët. Lajmi nuk është konfirmuar nga drejtoria e Bujqësisë ende. Ende nuk është konfirmuar nëse ka qenë grip i shpendëve apo ndonjë sëmundje tjetër.

Një ditë më parë në qarkun e Vlorës është bërë groposja e 25 shpendëve nga një fermë në fshatin Aliban.

Shpendët janë groposur në Fshatin Poro, vend i caktuar nga bashkia Vlorë dhe njësia administrative Novosele. Adila Kojdheli kreu i veterinarisë në Vlorë thotë se i gjithë fshati është karantinuar për të parandaluar përhapjen. Për shkak të konstatimit të rastit me grip shpendësh dy ditë më parë u vendos mbyllja e tregut të Novoselës./abcnews.al/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme