Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama gjatë mbledhjes së Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste, deklaroi se në procesin “screening” që ka si qëllim përafrimin e legjislacionit shqiptar dhe atij të BE-së janë angazhuar 157 institucione.
Sipas kreut të qeverisë Rama, 32 institucione të pavarura janë angazhuar në këtë proces dhe me një intensitet të lartë janë zhvilluar 67 takim mest palëve që kanë pasur si qëllim analizën në detaje të organizmit të shtetit shqiptar.
“Ka qenë një proces që ka zgjatur për 14 muaj dhe në këtë janë përfshirë 157 institucione sepse rëndomtë krijohet ideja e gabuar që negociatat e Shqipërisë me BE janë negociatat e qeverisë me Be. Por në fakt shtoi Rama, qeveria udhëheq procesin dhe ka një pjesë të rëndësishme të punës për ta bërë vendin të gatshëm për anëtarësim por BE-ja nuk negocion me qeverinë por negocion me shtetit shqiptar” theksoi Rama.
Gjithashtu theksoi Rama në këtë proces janë përfshirë dhe 32 institucione të pavarura dhe për tu siguruar që diagnoza të shkoi deri në qelizë procesi për nga intensiteti ka një numër të jashtëzakonshëm takimesh mes palëve dhe janë takime të drejtpërdrejta shpjeguese.
Duke vlerësuar ngritjen e Komisionit të Posaçëm Parlamentar për “Antikorrupsionin” Rama tha se u ndeshëm me paragjykime sepse u para përfytyrua padrejtësisht si një përpjekje e socialistëve për të kontrolluar drejtësinë.
“Padrejtësisht u parapërfytyra si përpjekje e PS për të vënë në kontroll drejtësinë. Dua të shtjelloj pak më gjerë arsyet e mëdha për pse e ngritjes së komisionit ‘Antikorrupsion’ dhe domosdoshmërinë e një dallge të re reformash që nuk lodhet vetëm dhe drejtpërdrejtë me qeverinë, por edhe me institucionet e pavarura”.
Gjatë fjalës në Grupin Parlamentar të PS-së, Rama e vuri theksin në nevojën që ka vendi për reforma të thella dhe sikurse u shpreh ai, jemi përballë një dallge të re dhe të nevojshme për reofrma të thella.
“E gjithë lënda për të kuptuar këtë nismë gjendet në dokumentet e formuluara gjatë dhe në fund të procesit të diagnoztifikimit të Shqipërisë pas hapjes së negociatave. Një proces tha Rama që “ në gjuhen e BE-së quhet “screening” që mundëson leximin eri në qelizë të gjendjes së organizmit të shtetit që pasohet nga recetat për të kuruar deri në fund këtë organizëm duke mundësuar që përgatitja për anëtarësimin e shtetit në BE të përfundoi me një diagnoz plotësisht të qartë dhe të suksesshme”.
Duke vlerësuar ngritjen e Komisionit të Posaçëm Parlamentar, Rama theksoi se ky komision ka si qëllim çuarjen më tej të reformave të nisura për të përmbushur dhe rekomandimet BE-ja.
“Shikoni reformën në drejtësi, sa rekomandime ka në këtë proces ka, në BE, për reformën në drejtësi, 32 rekomandime. Nëse lexohet si konsolidimi, pavarësia, efikasiteti, më tutje, përkthehen në masa. Ky proces është jo thjesht i nevojshëm, është i domosdoshëm. Vetëm fakti që ne po e çojmë përpara, askush nuk e kupton, e keqinterpreton. Ky fakt tregon sesa i rëndësishëm është roli ynë dhe e domosdoshme që kjo punë të bëhet duke pasur në Kuvend, një sy, që është sot komisioni i posaçëm”
Me fuqinë që ka Kuvendi, vazhdoi Rama, të mund të shohë dhe të ndjekë këtë proces duke shfrytëzuar kapacitetin që i jep kushtetuta dhe ligji.
“Institucionet zbatuese janë shumë qartë, janë institucione drejtpërdrejt që lidhen me ekzekutivin dhe një pjesë shumë e madhe, të pavarura zbatuese. Që nga KPA, Kolegji i Posaçëm i Apelimit,SPAK, BHK, GJKKO, KQZ, BSH. Kush ja jep garancinë Shqipërisë, që në tryezën e negociatave, nuk do kenë lojtarë që do shkëlqejnë dhe disa lojtarë që do paraqesin raport për mosparaqitje në ndeshje”.
/rtsh.al/
Izraeli urdhëron evakuime në disa zona të Gazës, nxit një va...
Nwaneri në histori të Arsenalit, Arteta me fjalë të mëdha pë...
LDK sot në Malishevë me “Turneun e Ndryshimit”
Rama në Londër: Nisëm ligjore për të regjistruar fëmijët e s...
Nesër mblidhet Kryesia e Kuvendit, mbi 50 pika në rend dite
Driloni, Anisës: Po tutem që të shikoj