Komisioneri Europian për Zgjerimin, Oliver Varhelyi ka reaguar mbrëmjen e sotme pas plotësimit të anëtarëve për të bërë funksionale Gjykatën Kushtetuese.
Ai e ka quajtur një lajm të shkëlqyer duke theksuar se është arritje e rëndësishme për institucionet dhe njerëzit si pjesë e reformës në drejtësi. Ai gjithashtu tha se ngritja e kësaj gjykate kaq të rëndësishme për vendin plotëson listën e kushteve për mbajtjen e konferencës së parë qeveritare.
“Lajm i shkëlqyer! Me emërimin e anëtarit të 6-të nga Presidenti Ilir Meta, Gjykata Kushtetuese bëhet funksionale. Arritje e rëndësishme për institucionet dhe njerëzit si pjesë e reformës në drejtësi. Kjo plotëson listën e kushteve për IGC-në e parë”, shkruan ai në Twitter./tch
Sot seancë plenare, Kuvendi i Shqipërisë shqyrton projektbux...
Kryeministri rumun i reagon Kurtit për ndeshjen Rumani–Kosov...
Reagon legjenda e Hungarisë pas skenave rrëqethëse ku mbeti ...
Horoskopi ditor, çfarë kanë parashikuar yjet për ju
Sot seminari “Alfabeti Shqip dhe Identiteti Kombëtar”
OKB dënon sulmet e Rusisë ndaj infrastrukturës energjitike t...