Dhjetëra familje rome kanë protestuar sot para Bashkisë së Elbasanit. Shkak i protestës është buxheti i ulët i planifikuar për bonusin e strehimit për familjet rome.
Mbi 30 familje rome u grumbulluan para godinës së bashkisë dhe mbanin në duar pankarta me slogane të tilla si “A mjaftojnë 6400 Euro për 70 familje për vitin 2017”, “Shtoni bonusin për të pastrehët” etj.
Protesta u zhvillua vetëm pak minuta para fillimit të mbledhjes së Këshillit Bashkiak në Elbasan i cili sot do të miratojë buxhetin ëpr vitin 2017. Infoelbasani.al
Patëllxhani Turk – varieteti i veçantë plot shije dhe vlera
Hirra – efektet e mrekullueshme për organizmin
Përse enët e gjakut tek gratë plaken më shpejt
Kosova mposhtet nga Zvicra në hendboll
Haradinaj padit të gjitha shtetet financuese të Speciales
Abdixhiku në Rahovec: Gjetëm qytetarë që na pritnin me entuz...