Shërbimi veterinar pranë Drejtorisë Rajonale të Bujqësisë në Korçë ka dërguar për analizë disa mostra.
Ngordhja e shpendëve nuk ka ndodhur në një ditë të vetme, por në harkun kohor të dy javëve, që kulmoi ditën e djeshme me 175 mijë e 300 pula të ngordhura. E ndonëse ka kaluar kaq kohë, ende nuk ka një shpjegim zyrtar për arsyen që ka çuar në shfarosjen e tri stabilimenteve në Durrës. Ishin mediat ato që, përmes burimeve nga kompanitë private të prekura mesditën e djeshme, dhanë alarmin për ngordhjen e 400-500 mijë shpendëve, duke hamendësuar si shkak gripin e shpendëve, gjë që Ministria e Bujqësisë e hodhi poshtë në një reagim të mëvonshëm. Dyshimet e ekspertëve shkojnë për një variant virusi në qarkullim, sëmundjen e laringotrakeit infektiv, i cili po dëmton rrugët e frymëmarrjes së shpendëve. “Laringotrakeiti” është një sëmundje e rrezikshme infektive që shkakton aktivitetin e viruseve nga familja herpes.
Që nga qershori i vitit të shkuar, kur u konfirmuan vatrat e para të grupit të shpendëve që u izoluan, e deri më sot, zyrtarisht nuk është shënuar asnjë rast në vendin tonë. Me shfarosjen në masë të pularive të mëdha në Durrës, që mbulojnë tregun e prodhimit të vezëve në të gjithë vendin, u soll edhe një herë në vëmendje H5N8, por Ministria e Bujqësisë e përjashton kategorikisht si shkak. Nga reagimi kuptohet qartë se ka qenë në dijeni të problematikës, duke mos bërë asgjë publike. Por nga ana tjetër, kërkon të sigurojë konsumatorët për produktet me origjinë nga shpendët.
“Pas analizave të kryera në tri data të ndryshme dhe me mbi 60 kampione, rezultatet e marra nga mostrat e dërguara nga Agjencia Kombëtare e Veterinarisë dhe Mbrojtjes së Bimëve drejt laboratorit të certifikuar në Institutin për Sigurinë Ushqimore dhe Veterinarinë përjashtojnë kategorikisht sëmundjen virusale të gripit të shpendëve. Rezultatet e analizimit në laboratorin e referencës konfirmojnë se nuk ka sëmundje që rrezikojnë konsumatorin apo produktet ushqimore me origjinë nga shpendët”, citohet në njoftimin e ndarë pasditen e vonë. MB shton se rastet e dyshuara janë të lokalizuara në vetëm 2-3 stabilimente në një zonë të vetme dhe nuk përmend raste të tjera të dyshimta, ndërkohë që nënvizon se Agjencia Kombëtare e Veterinarisë dhe Mbrojtjes së Bimëve dhe Instituti për Sigurinë Ushqimore dhe Veterinarinë janë në monitorim të vazhdueshëm dhe po bëjnë kontrolle për të verifikuar arsyet e kësaj situatë epizootike./Panorama/
Horoskopi, çfarë parashikojnë yjet për ju
Stuhitë shkaktojnë kaos në Irlandë, Francë dhe Britani të Ma...
Gresa pyet banorët nëse janë të lumtur – Vullneti befason me...
Shërbimi Korrektues i Kosovës shënon 25-vjetorin e themelimi...
Moti sot me diell dhe pjesërisht i vranët
“Edi, eja dashuria ime” – Gjesti me kunja ndaj Xhenetës