Ekspertët e ushqimit tregojnë se përdorimi i ngjyruesve ushqimore në sasi të mëdha, te pijet apo ushqimet kthehen në toksikë për shëndetin e njeriut. Por shumë më të rrezikshme ato bëhen kur kombinohen me pije alkoolike dhe në këtë rast te koktejet. Dhimbja e kokës apo helmimi janë efektet që konsumatorët ndjejnë menjëherë.
Mjekët shumë herë akuzojnë ngjyrusit ushqimorë si shkaktarë të sëmundjeve të ndryshme si hiperaktiviteti tek fëmijët e deri tek kanceri. Ngjyruesit ushqimorë në dekadat e fundit përdoren gjerësisht nga industria ushqimore, sot do t’ju tregojmë se si të dalloni ngjyruesin ushqimorë në një pije jo alkoolike.
Top Channel realizoi një eksperiment shumë të thjeshtë me një pije që ka në përbërje lëng portokalli. Disa facoleta që i futëm në gotën me lëng portokalli dhe shohim që ngjyra e pijes tashmë është zbehur. Por se çfarë është kjo ngjyrë për këtë do të pyesim ekspertin e ushqimit.
“Pija që ju keni zgjedhur, në të është përdorur ngjyruesi adetiv. Ngjyruesit që përdoren në këto lloj pijesh janë të lejuar. Por ajo që unë dua të theksoj është a përdoret sasi e substancave ngjyruese sipas normave të përcaktuar nga BE. Ky pastaj është problem për t’u diskutuar”, sqaron Kaplan Sulaj, ekspert ushqimi.
Çfarë ndodh nëse abuzohet me sasinë?
“Doza e marrjes ditore është më e madhe se një vlerë e përcaktuar në bazë të studimeve toksikologjike , atëherë organizmi i njeriut futet në veprimin e toksik të substancës ngjyruese”, përgjigjet Kaplan Sulaj.
Ndërsa një nga pijet alkoolike e cila është e mbushur me ngjyrues është koktejli. Baristi mund t’ju përgatisë brenda pak sekondave një gotë të mbushur me ylber ngjyrash, por pa njohur reaksionin kimik të këtyre substancave. Për këtë arsye dhembja e kokës dhe helmimi shumë herë shkaktohen prej këtyre ngjyruesve.
“Koktejli shpesh herë nuk ka ndonjë recetë të caktuar kur përgatitet. Gjithsesi rreziku i ngjyrave dhe i kombinimit të ngjyrave kur përzihen pijet alkoolike me ato jo alkoolike rreziku është më i madh. Sepse Nëse disa ngjyra kanë një teknologji të caktuar që përdoren në solucionet ujore në pijet e buta, ato nuk lejohen të përdoren në pijet alkoolike. Kjo sjell një rrezik të shtuar sepse mund të formohen substanca të tjera toksike të cilën mund ta ekspozojnë konsumatorin drejt veprimeve toksike”, sqaron eksperti Sulaj./TCH/
Bruksel- Plani i rritjes ekonomike, Rama i pranishëm në sami...
Dugolli pozon me Blinkenin në pritjen e Departamentit të Sht...
Kica-Xhelili: Lista e LDK-së është lista më e mirë që ka Kos...
Von Der Leyen: BE gati për të nisur shqyrtimin e aplikimit t...
Deklarata e Samitit kërkon zbatim të marrëveshjeve mes Kosov...
Roza Lati thumbon Heidin pasi u zyrtarizua si prezantuese e ...