Politikani dhe avokati Spartak Ngjela reagoi pas vendimit të Kuvendi maqedonas për zyrtarizimin e gjuhës shqipe.
Ngjela e cilëson këtë vendim si një shenjë të fundit të gjenocidit sllav kundër shqiptarëve, dhe fillimi i ringritjes së dinjitetit shqiptar në shtetin e Maqedonisë.
“Shumë shpejt do shohim që shqiptarët janë mbi 50 për qind e popullsisë së shtetit maqedonas, dhe shqiptarët do të jenë në shtetin me shumicën e tyre”, shkruan Ngjela.
REAGIMI I NGJELËS
Ka dy fakte të njëpasnjëshëm në favor të ngritjes shqiptare në Ballkan. Sot, para një ore u votua ligji i gjuhës shqipe në parlamentin e Maqedonisë: shqipja u bë gjuhë zyrtare. Gruevski ka dashur të dhunojë fizikisht kryetarin e kuvendit Telat Xhaferin.
Në fakt kjo duhet të jetë shenja e fundit e genocidit sllav kundër shqiptarëve, dhe fillimi i ringritjes së dinjitetit shqiptar në shtetin Maqedon. Dhe ka qenë teza amerikane, shprehur dje në Beograd nga zëvendës sekretari i shtetit amerikan që Kosova duhet të ketë ushtrinë e saj, e njëjta kuptueshmëri qëllimore e kësaj kohe. Nuk kanë më forcë kundër shqiptarëve as serbët dhe as grekët.
l.
Aleanca shqiptaro- amerikane për Ballkanin Perëndimor është në një ecje me ngjitje. Porse koha po tregon se kjo aleancë është një domosdoshmëri historike për vetë Perëndimin
Ringritja e personalitetit shqiptar në Maqedoni është testi i madh i ecjes përpara të albanizimit të Ballkanit Perëndimor. Shumë shpejt do shohim që shqiptarët janë mbi 50 përqind e popullsisë së shtetit maqedonas, dhe shqiptarët do të jenë në shtetin me shumicën e tyre. Në këtë seancë parlamentare kryetari i Kuvendit të Maqedonisë, Telat Xhaferi, e tregoi veten se është jo vetëm një gjeneral fitimtar i UÇK -së, por edhe një burrë shteti. Ndërkaq duhet të kuptojmë se ngjarjet e përbashkëta që kanë një objekt, sigurisht që janë të lidhura.
ll.
Një ngjarje e njëjtë mund të quhet edhe ajo që zëvendës sekretari i shtetit amerikan theksoi dje në Beograd. Ai tha: “askush nuk mund t’ia ndalojë Kosovës të drejtën për të ngritur ushtrinë e saj”. Po ta shohësh me një sy normal, kupton se në të dy vendet e shqiptarëve etnikë në Ballkan, në Kosovë dhe në Maqedoni, amerikanët po i rikthejnë shqiptarëve të drejtat e tyre të nëpërkëmbura në njëqind e pesëdhjetë vjet.
Kjo në fakt është pa dyshim pjesë e planit që e vendos aleancën shqiptaro-amerikane në veprimin e saj intensiv për të krijuar realisht botën shqiptare në Ballkanin Perëndimor si pjesë integrale të politikës amerikano-gjermane – dhe gjithçka në konsolidimin e pengesës ruse në këtë zonë.
Kontradiktat amerikano ruse përkundrejt interesit perëndimor në Ballkanin Perëndimor kanë vetëm një element dominant të pashlyeshëm: botën shqiptare në Ballkanin Perëndimor. Në funksion të kësaj, të gjitha orvatje e korrupsionit të lartë shtetëror në Shqipëri për të bashkëpunuar me Moskën, duhet të goditën të rëndë. Në të vërtetë kjo ka qenë sëmundja shqiptare e shitjes së liderëve të tyre, e cila pas përfundimit të Reformës së nisur, do të marrë fund.
lll.
Gjithsesi shqiptarët kudo ku janë po përjetojnë zgjimin e tyre me përkrahjen e madhe amerikane. Kjo kohë do të hyjë në histori si periudha kur shqiptarët kaluan nga mbijetesa në eskalimin e tyre drejt ngritjes së përgjithshme si komb, si etni, si forcë dhe si një fillim i arritjes së zhvillimit tyre drejt prosperitetit. Dhe, kjo kohë, nuk koinçidon nga rasti dhe me luftën kundër korrupsionit në Shqipëri. Ka qenë vazhdimisht në njëqind vjet që korrupsion i kryeministror shqiptar ka përkrahur luftën që fqinjët aneksues territoresh kanë bërë deri genocid kundër shqiptarëve. Por, tani, pas këtyre ndodhive që përmendëm, kuptohet qartë edhe qëllimi i lobimit rus që ka bërë Lulzim Basha me qarqet ruse. E si mund të qëndrojë në krye të së djathtës shqiptare një bashkëpunues me armiqtë shekullor të Shqipërisë dhe shqiptarëve!
Lexo më shumë në: http://www.gazetaexpress.com/lajme-nga-shqiperia/ngjela-zyrtarizimi-i-shqipes-ne-maqedoni-shenja-e-fundit-e-gjenocidit-sllav-kunder-shqiptareve-511598/?utm_source=referral&utm_medium=web&utm_campaign=copyright
KOSTT: Nuk ka mungesë të energjisë elektrike, ka vetëm ngark...
Gjendet pa shenja jetë një grua në Shtërpcë
Vrasja e Gjyljeta Ukellës, Edmond Lajçi dënohet me burgim të...
Vendoset gurthemeli i Qendrës Kryesore të Mjekësisë Familjar...
Peci: Në 2024 janë ndarë 89 milionë euro grante e subvencion...
Murati dhe ATK prezantojnë performancën e vitit 2024 në konf...