Avokati i njohur shqiptar, Spartak Ngjela, ka kërkuar që kryeministri Edi Rama të shpjegojë arsyet e vendosjes së memorialit turk në parkun tek Liqeni, në Tiranë.
Në një postim në Facebook, Ngjela ka thënë se nëse Rama nuk ka një përgjigje lidhur me këtë memorial, atëherë do të dalë në shesh se pas kësaj fshihet “një marrëveshje sekrete, e cila është krim shtetëror”.
“Deri tani shteti shqiptar nuk është përgjigjur. Ministria e Jashtme thotë ‘nuk di gjë’. Po pse, çfarë është Shqipëria, një terra nullis, tokë e askujt?”, pyet Ngjela.
Postimi i plotë i Ngjelës:
Ku e gjen të drejtën Ambasada e Turqisë për të bërë një marshim antishqiptar në Tiranë se na paska shpëtuar Erdogani nga një grusht shteti?
Ç’i duhet Shqipërisë dhe shqiptarëve është apo nuk është Erdogani në pushtet në Turqi! Shqiptarët as që duan t’ia dinë kë rrëzon Erdogani e kush kërkon ta rrëzojë Erdoganin.
Kryeministri Rama duhet të përgjigjet, në të kundër këtu ka një marrëveshje sekrete, e cila është krim shtetëror.
Deri tani shteti shqiptar nuk është përgjigjur. Ministria e Jashtme thotë “nuk di gjë”.
Po pse, çfarë është Shqipëria, një terra nullis, tokë e askujt?
Me që qeveria shqiptare nuk pranon të përgjigjet, sepse siç duket, e di veten një këshill mbretëror me fuqi absolute, është i detyruar t’i përgjigjet opinionit publik kryetari i Kuvendit të Shqipërisë: çfarë është ky memorial turk fyes për shqiptarët që vendoset në Tiranë?
Dhe të vendosë shkuljen e tij, sa më shpejt që të jetë e mundur.
Komiteti Ekzekutiv i FFK-së miratoi projekte të rëndësishme ...
Suplementet që nuk duhet t’i merrni kurrë së bashku, sipas e...
Xheneta ia shqyen tekstin e këngës që Gjesti shkroi gjatë që...
Biden do të marrë pjesë në inaugurimin e presidentit të zgje...
Spektakël në ndeshjet e sotme në Ligën e Kampionëve, shënohe...
Shtohen infeksionet respiratore në Shqipëri, Pediatria e mbu...