Avokati i njohur, Spartak Ngjela, tha se nuk do të ketë në vend zgjedhje të lira e të ndershme nëse nuk kemi pushtet gjyqësor të pavarur.
Më tej ai tha se shpresa e vetme e Shqipërisë janë Shtetet e Bashkuara të Amerikës, të cilat janë duke kontribuar. Ai tha se kontributi i tyre shikohet tek mbështetja që i kanë bërë Byrosë Kombëtare të Hetimit.
“Politika jonë vjen nga Bizanti, shkon në Turqi dhe vjen këtu. Kjo është doktrinë anglosaksone, e cila është e jona. Politika jonë vjen nga Bizanti, shkon në Stamboll e më pas këtu. I vrau Enver Hoxha të gjithë sepse i kishte kundërshtar. Të gjithë kanë vrarë, erdhi komunizmi vrau të gjithë kundërshtarët. Jemi këtu, ku i keni themeluesit të partive, i kanë hequr kryetarët. Nuk mund të ketë zhvillim, sepse nuk ka pushtet gjyqësor. Doni shembuj çdo të thotë pushtet gjyqësor. Po nuk pat pushtet gjyqësor të pavarur, nuk do të kemi zgjedhje të lira, do t’i kemi me korrupsion dhe do të vidheni. Ne nuk kemi pasur shpresë, por tani kemi, forca e Amerikës. E kemi parë tek Kushtetuta. Ka një nen që jep prokurorinë e posaçme që nuk merret fare me popullin. Megjithëse ka dalë 10 e saj, ajo duhet të ketë 16-të anëtar. Shumicën e ka nga ajo që morën nga prokurorët. Hetimin nuk e bën prokurori por hetuesi. Duhej një institucion i ri, kush është kjo Byroja Kombëtare e Hetimit. Prokuroria e Posaçme ka dalë, por duhet hetues. Disa nga hetuesit po përgatiten në Amerikë. Kjo është Byroja Kombëtare e Hetimit, po dosje janë mbledh janë mbledh. Edi Rama dhe Ilir Meta nuk janë kundërshtar. Kush është më finok nga këta, Rama. Ai pasi e pa që me Bashën nuk po bën gjë. Që kur vajti dhe mblodhi ato molotovët. Nuk prishet reforma. Politika ka një rregull, është si ajo thinja, lakuriqi i natës nuk ka sy por shikon me ultra-tinguj dhe këto kanë ultra-tinguj. Një gjë që di unë është që të gjithë do të shkojnë në kontroll”, tha avokati./tch/
Lista Serbe pasi PZAP ia aprovoi ankesën: Mbetet të shihet n...
PDK-ja formon shtabin qendror zgjedhor
LDK thërret konferencë për media, nuk dihet arsyeja
2 Korriku njofton se ka përfunduar marrëveshja me akademinë ...
Aksidenti në rrugën Pejë-Prishtinë, 22 persona marrin trajti...
Casado për Pedrin: Ai është një nga më të mirët në pozicioni...