Në dy ditët e fundit, Shqipëria është tronditur nga një valë ngjarjesh të rënda, që kanë rezultuar me 5 viktima.
I ftuar në studion e RTSH24, eksperti i sigurisë, Fatjon Softa ngriti problemin e numrit të lartë të armëve në vend.
Ai u shpreh se sëfundmi në vend janë futur armë nga Serbia e Kosova, e po ashtu armatime më të sofistikuara edhe nga vendet e BE-së.
Sipas tij, ajo që duhet bërë fillimisht është zgjidhja e këtij problemi.
“Shqipëria ka goxha armë, ky konstatim vjen mbi një analiza ku herë pas here strukturat policore kanë gjetur arsenal armësh. Ka edhe armë të futura sëfundmi që vijnë nga Kosova dhe Serbia apo armë të sofistikuara që vijën nga Anglia, apo vende të BE, siç janë snajperat. Krimi dhe armët janë prezentë në territor dhe sa kohë nuk do zgjidhim këtë problem, armët, pro përveç armëve janë futur edhe lëndët eksplozive. Për të ndërtuar strukturat si të shkojmë aty ku janë armët, mund të bëhet duke bashkëpunuar me qytetarët, pro edhe duke mbajtur nën vëzhgim personat me precedentë. Në Shqipëri kemi jo vetëm armët, por edhe një grup qitësish që sot janë kthyer në profesionistë”, tha Softa.
Të hënën (19 gusht) në Komunën e Parisit në Tiranë 45-vjeçari Loren Kosta mbeti i plagosur, pasi u qëllua nga efektivi i policisë, Erion Goxhara. Në Velipojë, dy të rinjtë Ersild Ishmi dhe Arsid Hoxha u qëlluan për vdekje nga dy vëllezërit Eduard dhe Gëzim Frroku, pas një konflikti mes tyre. Po ditën e djeshme, shtetasi amerikan Mattheë James Wertz vrau bashkëshorten e tij dhe më pas veten. Ditën e sotme, në Mirditë një 68-vjeçari u qëllua nga dritarja e dhomës ku flinte, ndërsa trupi i tij u gjet pa shenja jete nga e bija.
Kur do të hapet ura e Ibrit ?
Mbi 1 mijë tenderë njëburimorë raportohet se po hetohen nga ...
Rrahmani: Është viti i pestë që jam këtu, ndihem si një nga ...
Fillon fushata “16 ditët e aktivizmit kundër dhunës me...
Rutte flet me Erdoganin për situatën e sigurisë në Kosovë
Vera e ardhshme pritet ta gjej në skuadër të re Fisnik Aslla...