Google ADS

Ngjarje tragjike në Greqi, babai ther të bijën, sepse kishte të dashur një shqiptar (VIDEO)

19:32 | 13 Shtator 2017
Arbresh.info

Një tragjedi ka ndodhur brenda një familje greke, ku babai vrau me thikë vajzën e tij 18-vjeçare.

Ngjarja e rëndë ka ndodhur në lagjen “Petroupoli” në Athinë, në fund të gushtit, ndërsa 18-vjeçarja greke ndërroi jetë në spital javën e parë të shtatorit.

Mediat greke shkruajnë se shkak është bërë lidhja që vajza e quajtur Irini kishte me një djalë shqiptar. Mamaja e adoleshentes ka folur për herë të parë pas tragjedisë, duke shpjeguar shkaqet e kësaj ngjarjeje.
Në një intervistë dy ditë më parë në televizionin grek “Star”, Roza thotë se bashkëshorti i saj ishte një njeri i vështirë. Ajo shpjegon se në kohën kur ndodhi ngjarja, kishte shkuar në Korfuz me djalin 13-vjeçar, ndërsa në Athinë kishte lënë vajzën dhe burrin.

Gruaja zbulon se bashkëshorti i saj vuan nga disa probleme psikologjike, ndërsa thotë se në të kaluarën nuk ka qenë kështu.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme