Ngjarje e rëndë në Shqipëri, vrasje e dyfishtë në Malësinë e Madhe

19:07 | 8 Tetor 2020
Arbresh.info

Vilson Çutaj dhe Klement Pepaj dy nga tre të zhdukurit në Malësinë e Madhe, janë gjetur të pajetë pas 5 ditëve kërkime të policisë së Shkodrës.

Trupat u gjetën rreth orës 15 të së enjtes, të fshehur në një zonë të thyer e të vështirë malore, rreth 1 orë e gjysmë larg qendrës së fshatit dhe pak metra larg disa parcelave me kanabis.

Zbulohet se tek parcela me kanabis në zonën malore të Vrithit i ka çuar pikërisht vetë babai i Danjel Pepajt, Rrok Pepaj i cili mesa duket kishte dijeni për kanabisin dhe konfliktin.

Ndërkohë në vendin e ngjarjes siç mund të shikoni në pamjet e siguruara nga Top Channel ka mbërritur një ambulancë për të transportuar trupat e dy të rinjve për në morg.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme