Ngjarje e rëndë në Durrës, futet në det për të shpëtuar të miturit, mbytet 18-vjeçari

16:07 | 14 Korrik 2022
KRG

Një 18-vjeçar ka humbur jetën në plazhin e Durrësit.

Ai u fut të shpëtonte dy fëmijë të mitur që kishin qenë në rrezik, por fatkeqësisht nuk mundi të dilte vetë i gjallë.

Trupi u nxor i pajetë nga shërbimet e Policisë Kufitare.

Ndërkohë fëmijët u shpëtuan dhe janë shëndoshë e mirë. /Euronews Albania/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme