Kryeministri Edi Rama, në takimin me drejtuesit e policisë paraditen e së hënës, deklaroi se “statistikat flasin qartë se ku ishte dhe ku është vendi ynë” në lidhje me situatën e krimit në Shqipëri. Rama ishte i ashpër dhe lëshoi akuza ndaj medias dhe opozitës, që sipas tij po baltosin punën e policisë dhe po krijojnë një përceptim të gabuar tek qytetarët në raport me rendin dhe sigurinë në vend.
Rama është shprehur i revoltuar me SHÇBA-në përse nuk reagoi në kohë dhe përse nuk publikoi pamjet e kamerave të sigurisë së komisariatit në Krujë, kur u bënë publike akuzat e ish-oficerit Emiljano Nuhu.
Sot djali i deputetit është aty ku e ka çuar drejtësia, jo aty ku dje do ta kishte lënë partia. Ku ishte drejtori i SHÇBA kur shpifësi me uniformë e solli me shkrim shpifjen e tij? Pse nuk u veprua menjëherë për të bërë kontrollin e plotë kur letra u bë publike? Pse iu la një shpifësie tërë koha që të krijonte një vorbull pasi kishte hedhur shpifjen në kazanin e duhur dhe ia kishte mbathur. Kujt ia kishte borxh kjo trupë njerëzish, mosreagimin me kohë dhe me qartësi të SHÇBA ndaj agresionit që iu bë Policisë së Shtetit. Pse iu mohua publikut shqiptar e drejta për të parë të vërtetën në kamerat e komisariatit. Lidhur me të gjithë skenën e fantazuar, në pamjet e kamerave del qartë se e gjithë skena është një sajesë e tij fund e krye. Fakti është që kamerat iu dërguan Prokurorisë, po nuk e justifikon gjithë atë baltë që mori Policia e Shtetit. U la gjithë Shqipëria të përpëlitej në vorbullën e një fantazie, me deputetë të armatosur që futen në komisariat. E vërteta në krahun e Policisë së Shtetit, dhe Policia e Shtetit që rri dhe pret të reagojë. Po unë s’mund ta pranoj dot që një jashtënxjerrje kaq e fëlliqur mbi policinë të marrë dhenë, nuk u jepet publikut po thjesht çohet në Prokurori”, tha Rama.
“Shpifjet mediatike për të krijuar tek njerëzit e këtij vendi përceptimin e pasigurisë dhe kriminalitetit të dalë jashtë kontrollit meritojnë një kundërpërgjigje. Si kundërpërgjigje meritojnë shumëfishimin imediat të luftës ndaj krimit dhe çdo shkelësi të ligjit, që nga të fortët e llojit të atyre që sollën përgjakjen më mes të Bllokut në Tiranë deri tek kundravajtësit që shkelin rregullat e qarkullimit, dëmtojnë mjedisin, apo cënojnë në një formë apo tjetër qetësinë e komunitetit. Kriza ulëritëse e politikës që synon të helmojë gjakun dhe errësojë sytë e publikut është një mundësi që duhet shfrytëzuar për të dhënë gjithçka, një shtysë për të mbledhur të gjitha fuqitë dhe ngjitur në një shkallë tjetër Policinë e Shtetit”.
Përgjigjja e shkencëtarëve: Si ndikon menjëherë në shëndet k...
Lela nuk ndjehet mirë pas Prime, çka i ndodhi?
Belgjika vazhdon të mbetet pa qeveri që nga qershori
Gjermania përpilon listën e bunkerëve që mund të ofrojnë str...
Moti në Shqipëri, temperaturat arrijnë deri në -2 gradë
Vazhdon fushata globale `16 Ditët e Aktivizmit kundër dhunës...