Fatmira, halla e Hektor Zenunit, të riut që po merr trajtim mjekësor në Turqi pas shpërthimit të gazit në një lokal në Velipojë ku humbi jetën i ati tij, ka reaguar për kurimin e nipit.
Fatmira, në media prej ditës së djeshme qarkullon një lajm që familja Zenuni kërkon para për kurimin e Hektorit në Turqi. Si qëndron e vërteta?
“Une i kam lexuar te gjitha lajmet ne rrjetet sociale dhe keto nuk jane te verteta. Kemi porositur avionin personal i kryqit te kuq dhe kemi paguar 15 mije Euro ne Rinas dhe 25 mije euro garanci per te hyre ne spital.
Lajmi nuk eshte i vertete, ne kemi para mjaftueshem, sa te mbajme gjysmen e Shkodres. tani si eshte puna: Ne Tirane ne emer te vellait kemi nje lokal qe kushton 400 mije euro. Ne Velipoje ku ndodhi shperthimi kemi hyrje pallati ne emer te vellait, 10 apartamente. Ato kane qene me qera per pushuesit. Kemi 4 apartamente ne Shkoder dhe 3 makina luksoze.
Prandaj kush eshte ai person qe kerkon te abuzoje me emrin tone e te zhvase Shkodranet.Per kete do ti drejtohem edhe policise.Fatmira, keni kontaktuar me mbesen?Jo sepse ajo ndodhet ne Turqi me te vellain, ndersa me njerken nuk kemi komunikim, pasi nena e tij ka vdekur. Ajo nuk jep asnje pergjigje. Leket jane paguar, pasi ne spitalin “Abicadem” ne Turqi s’te fut njeri pa leke. Ai eshte spital privat dhe kemi paguar 1 mije euro ne dite. Kur te kalojne 30 dite, nese do e mbajne me shume, do paguajme te tjera. Kush i kerkon keto para, kur vellai ka qene biznesmen i nderuar, e te ndyhet figura e tij se ai nuk ka leke. Ka 25 vjet biznesmen, qe i ka paguar shtetit taksat.Pra do ti drejtoheni policise per rastin?Po po, kush eshte ai person qe ka nxjerre nr e telefonit per te kerkuar leke. Mund te shitet nje hotel, apo hyrje pallati qe kushtojne 100 mije euro.Keni nje apel per te bere?Po i drejtohem popullit te Shkodres se ai nuk eshte fukara, jane pronat ne kembe, se di perse kerkohen keto para. Ju lutem mos jepni para, jane mashtrime. Do kerkojme kush eshte ai nr telefoni dhe llogarie bankare, kush e disponon. Vellai nuk eshte fukara, dua ta pastroj figuren e tij. Kaq di te them./ShkodraNews/
Vidhen para e gjësende tjera në Lupq të Podujevës
Vrasje në tentativë në Gjakovë, arrestohen tre të dyshuar
Gjesti e prish festën teksa Xheneta i bënë ‘twerk’ Vullnetit
Atentati në Vlorë, i plagosuri në gjendje të rëndë shëndetës...
Modric hynë në histori të Real Madridit, bëhet lojtari më i ...
HRW: Kufizimi i ujit në Gaza nga Izraeli përbën një akt gjen...