Google ADS

Ngjarja e rëndë në Durrës, policia thotë se ekzekutori ishte djali – të përfshirë e gjithë familja

19:12 | 23 Shkurt 2024
K.B

Policia e Shtetit ka zbardhur ngjarjen makabre në fshatin Shen Valsh të Durrësit, ku dy djemtë e viktimës P.M., dhe vajza 19 vjeçare janë arrestuar pasi akuzohen për vrasjen e 50-vjeçarit, ndërsa nëna e tyre do të hetohet në gjendje të lirë.

Sipas policisë, motivi ishte një konflikt i vazhdueshëm pasi sipas tyre, viktima donte ta fejonte vajzën e tij pa dëshirën e saj.

“Nga tërësia e veprimeve u gjet edhe trupi i cili ishte varrosur në ambientet e brendshme të banesës. Pas ekspertizës u konkludua se është vrarë me armë zjarri. Veprimet vijuan me intensitet të lartë dhe nga të gjithë provat e siguruara, u gjetën provat dhe të arrestojmë anëtarët, Hysen Metajn, dhe H.M, të cilët kanë bashkëpunuar”, thuhet në njoftim.

Tutje, bëhet e ditur se policia ka gjetur edhe armën e zjarrit të përdorur në rast, por është konfiskuar edhe municion luftarak dhe veshje që janë përdorur në kryerjen e këtij krimi.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme