Kushërira e Dritan Haxhollit që humbi jetën nga përplasja me armë zjarri në Kavajë dy ditë më parë, thotë se Marsida dhe Dritani kishin një lidhje dashurie mes tyre pasi takoheshin pothuajse çdo natë.
Ajo thotë:
Dritani dhe Marsida kishin një lidhje dashurie me një milion përqind. Marsida shkonte shpesh herë te shtëpia e Dritanit dhe ai çdo natë. Kohët e fundit nuk e di, nuk dua të gaboj, por di që kanë pasur një histori bashkë.”
Ndër të tjera Irida Koçi thotë se nuk duan hakmarrje për atë që ndodhi, po i kërkon Marsida Qatjas që të tregojë të vërtetën se ajo me Dritanin kishin pasur një lidhje dashurie, të cilën 30-vjeçarja e ka mohuar publikisht, shkruan shqiptarja.com.
Ndër të tjera, ajo thotë se kishte marrë vesh për lidhjen mes kushëririt të saj dhe Marsidës nga halla që është edhe nëna e viktimës.
Ajo vetë shprehet se me Dritanin nuk flisnin prej shumë vitesh. Ndërkohë që kërkon nga Marsida që të japë versionin real të ngjarjes.
Ajo shprehet:
Marsida nuk e di kë po mbron apo çfarë po mbron? Dakord Marsida! Ti duhet të tregosh të vërtetën”
Në dëshminë e saj para Oficerit Gjyqësor, Marsita Qatja tha se Dritan Haxholli, e ka ngacmuar vazhdimisht dhe se muajin e fundit i shkonte çdo natë poshtë shtëpisë dhe i kërkonte të kryente marrëdhënie intime me të. Por me sa duket dëshmia e saj bie në kundërshtim me atë që thotë kushërira e Dritanit.
Moti sot i vranët dhe me riga shiu
Dhimbja që “udhëton” nga shpatulla në bërryl shkaktohet zako...
Ismajli gati për hapin e madh në karrierë, ai refuzon rinovi...
Mbappe: Bilbao më bëri mirë, mund të bëj shumë më tepër
“Duhet të luftojmë”, Zelensky tregon çfarë i duhet Ukrainës ...
Të paktën 28 të vrarë nga sulmet në Gaza