Ngërçi me listat e hapura, Basha mbledh sot aleatët

12:39 | 22 Shtator 2020
A. B.

Kryetari i PD Lulzim Basha, ditën e sotme do të zhvillojë një takim me aleatët opozitarë.

Takimi do të zhvillohet në orën 15:00 dhe në fokus do jenë ndryshimet e Kodit Zgjedhor dhe përplasjet për listat e hapura.

Kjo mbledhje vjen në një kohë kur mazhoranca është në pritje të propozimit të opozitës jashtëparlamentare për Kodin Zgjedhor, ndonëse ka theksuar se propozimi i bërë nga PS, sipas tyre përmban lista të hapura, lejon koalicionet zgjedhore dhe respekton kuotën gjinore.

 

 

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme