Komisioni i Venecias është i gatshëm të jap një opinion për Gjykatën Kushtetuese.
Pas sugjerimit të ambasadës së SHBA-ve për ta çuar debatin për Kushtetuesen në këtë komision, News 24 i ka dërguar një e-mail Komisionit të Venecias ku pyet ‘nëse do të japë një opinion mbi debatin për anëtarin e ri të Gjykatës Kushtetuese’.
Përgjigjja e Komisioni të Venecias ka qenë afermative.
“Përgjigja është po. Nëse ne marrim një kërkesë nga autoritetet shqiptare, ne do ta trajtojmë atë”, ka qenë përgjigjja e Komisionit të Venecias.
Kujtojmë se pas sugjerimit të ambasadës së SHBA, reagoi Presidenca, e cila deklaroi se është koha për shtet të së drejtës dhe jo shtet të ambasadave.
“Tymi i Venecias që hodhi me porosi të Ramës, Ambasadori në ikje i Agaçit pak ditë më parë, është turpi më i fundit i grupit të strukturuar diplomatik në Tiranë, bashkëfajtor për dhunimin sistematik të Reformës në Drejtesi dhe me qëllim kapjen e saj të plotë nga Regjimi monist i Edi Ramës.
Mjaft më ‘Rule of Embassy’. Është koha për ‘Rule of Law’ si çdo vend demokratik. Rruga e Elbasanit të çon në Elbasan dhe Rama e përdor dhe për në Xibrakë! Rruga e Kavajës të çon në Kavajë! Vetëm rruga e Kushtetutës na çon në Evropën e Bashkuar!”, deklaroi Presidenca.
Përgjigjja e shkencëtarëve: Si ndikon menjëherë në shëndet k...
Lela nuk ndjehet mirë pas Prime, çka i ndodhi?
Belgjika vazhdon të mbetet pa qeveri që nga qershori
Gjermania përpilon listën e bunkerëve që mund të ofrojnë str...
Moti në Shqipëri, temperaturat arrijnë deri në -2 gradë
Vazhdon fushata globale `16 Ditët e Aktivizmit kundër dhunës...