Vëllai i drejtorit të shkollës, i arrestuar me akuzën e ngacmimit seksual të tri nxënëseve në shkollën 9-vjeçare në Kozare, Enver Ajazi, e cilëson të gjithë këtë ngjarje një kurth për t’i zënë vendin e punës.
Ose sipas tij ka ardhur si rezultati i problemeve që nxënëset denoncuese mund të kenë me notat në shkollë.
Ai nuk e mbështet këtë pretendim te ndonjë i dyshuar të përveçëm, por te sjella ndër vite e vëllait të tij.
“Jemi befasuar në momentin që jemi njohur me këtë ngjarje. Ne si familjarë nuk e besojmë këtë ngjarje të shëmtuar. Ky do të jetë ndonjë kurth, i përgatitur ndaj vëllait tonë. Ne vëllain tonë e njohim shumë mirë, ai është një njëri shumë i rregullt, gjatë gjithë kohës.
Ai është prind i mirë njëkohësisht dhe një mësues shumë i mirë, i cili ka nxjerrë breza të tërë nxënësish. Ky është kurth që i bëhet vëllait. Unë besoj se ka kurth, ose për t’i zënë vendin e punës, ose mos nxënëset kanë probleme me notat”, tregon Ajazi, i cili në momentin e arrestimit ndodhej bashkë me të vëllanë që punon si drejtor shkolle./panorama
Daut Haradinaj: Kurti po injoron shkeljen e të drejtave të s...
Aktakuzë ndaj një mjeku të QKUK-së që lëshojë dokument të fa...
Rritet numri i të vrarëve në sulmin rus në Odesa
Chiesa rikthehet në Itali, afër gjigantit italian
Bedri Hamza në Zvicër: Diasporën do ta kemi edhe në Kuvend d...
Ishte në kërkim nga drejtësia, arrestohet një 40 vjeçar në H...