Gjykata e Tiranës vendosi të izolojë në paraburgim 64- vjeçarin Hasan Martani, i dyshuar për ngacmim seksual të një prej nxënëseve të tij në shkollën 9- vjeçare “Mustafa Lleshi”, në Kashar.
Mësuesi i prangosur, pas denoncimit të një prej nxënëseve të klasës së shtatë, do të hetohet në masën e sigurisë “arrest në burg”. Gjatë seancës së zhvilluar me dyer të mbyllura, i dyshuari ka kundërshtuar pretendimet e Prokurorisë, duke i cilësuar si të pavërteta.
Ndryshe ka pretenduar prokurori në sallën e gjyqit, sipas të cilit ekzistojnë dyshime të bazuara në prova se i dyshuari mund të ketë kryer veprën penale. Një nga këto prova kanë qenë edhe komunikimet elektronike, mesazhe të shkëmbyera në rrjetin “Facebook”.
Ndërkohë, burime pranë organit të akuzës pohuan për se hetimi i rastit do të përqendrohet në komunikimet elektronike që dyshohet të ketë pasur mes kallë- zueses 14-vjeçare dhe mësuesit të saj.
Kjo për faktin se e mitura në deklarimet e dhëna në praninë e psikologes, ka rrëfyer se në lidhje me ngacmimet nga ana e 64-vjeçarit nuk ka pasur dijeni askush tjetër përveç nënës së saj.
DËSHMIA NË GJYQ
Burime brenda seancës pohuan se i dyshuari është çuar i revoltuar nga karrigia ku ishte ulur, teksa ka dëgjuar aktakuzën e prokurorisë.
“A jeni në terezi more?! Ç’janë këto trillime? Janë të gjitha trillime”, mësohet të jetë shprehur ai. Më tej, gjatë shpjegimeve të dhëna, ai ka mohuar me forcë akuzën, duke thënë se nuk kishte kryer asnjë vepër penale.
“Nuk kam kryer asnjë vepër penale dhe asnjë paligjshmëri gjatë gjithë jetës sime dhe jo më atë që pretendohet këtu. Nuk kam abuzuar me askënd. Jam arrestuar me pa të drejtë”, cituan burimet të dyshuarin.
Në të njëjtën linjë, avokatët mbrojtës të tij kanë kërkuar lirimin e mësuesit nga paraburgimi, pasi, sipas tyre, fakti penal nuk ekziston.
“I përfaqësuari prej nesh nuk ka kryer asnjë vepër penale”, janë shprehur mbrojtësit. Në lidhje me shkëmbimin e mesazheve në rrjetin social “Facebook”, mbrojtësit kanë pretenduar se komunikimi është keqpërdorur nga nëna e kallëzueses.
Sipas mbrojtësve, ka qenë një rastësi e dy adresave me të njëjtin emër dhe se 64- vjeçari ka perceptuar se ka qenë duke folur me një person tjetër dhe jo me të miturën.
DENONCIMI
Mësuesi i lëndës së matematikës në shkollën 9-vjeçare “Mustafa Lleshi” u arrestua mesditën e së martës në ambientet e kësaj shkolle, pas dyshimeve se ka kryer vepra të turpshme me një të mitur.
Ndalimi i tij nga punonjësit e Komisariatit të Policisë nr. 6 është bërë pas një denoncimi të paraqitur në këtë komisariat nga ana e një prej nxënëseve të tij 14-vjeçare. Nën shoqërinë e nënës së saj dhe të një psikologeje, e mitura ka rrëfyer disa episode ku, sipas saj, ishte ndjerë e ngacmuar nga ana e mësuesit Hasan Martani.
Bashkëngjitur kallëzimit e mitura ka paraqitur edhe disa mesazhe që mësuesi ia kishte dërguar në “Facebook”. Mesazhet e fundit ishin përgjigje e një mesazhi të dërguar nga vetë e mitura, e udhëzuar nga nëna e saj, për ta paraqitur më pas si provë në polici./Panorama
Dhimbja që “udhëton” nga shpatulla në bërryl shkaktohet zako...
Ismajli gati për hapin e madh në karrierë, ai refuzon rinovi...
Mbappe: Bilbao më bëri mirë, mund të bëj shumë më tepër
“Duhet të luftojmë”, Zelensky tregon çfarë i duhet Ukrainës ...
Të paktën 28 të vrarë nga sulmet në Gaza
Kurti mërgatës: Paramendojeni çfarë bëjmë 37 mijë votat ju m...