Lufta kundër drogës dhe siguria janë prioritetet kryesore të Taulant Ballës si ministër i Brendshëm i Shqipërisë.
Ministri Balla përmendi në emisionin ‘Real Story’ edhe “të fortët e lagjeve”, ndaj të cilëve tha se kanë ndërmarrë një qasje tjetër për t’u treguar se nuk mund të mbetet të pandëshkuar.
Pjesë nga diskutimi:
Ajo që më bën përshtypje, ju flisni në aksionin në qelizë, pra që prekin realisht interesat e qytetarëve. Ka pasur ulje të ndjeshme të aksidenteve rrugore, çka tregon që policia është mobilizuar ndryshe. Por kjo nuk ka ardhur duke ndryshuar krerët e policisë. Ju keni ruajtur strukturën drejtuese të policisë, I keni lënë autoniminë e duhur. Nëse e krahason me një vit më parë e vetmja gjë që ka ndryshuar është ministri, ose më saktë mënyra se si ministria ka koordinuar punën me strukturat e policisë. Çfarë ka ndryshuar? Modeli juaj duket ndryshe, por na shpjegoni pak se si është ai.
Unë mendoj që roli i ministrit, në çdo lloj ministrie është hartimi i politikave, vendosja e prioriteteve. Edhe me publikun por edhe me ju kam i qenë i qartë për prioritetet në ministrinë e brendshme. Prioriteti i parë, përveç pjesës së sezonit turistik, të gjithë ndajmë besimin se këtë vit, deti dhe bregdeti këtë vit ishte më i sigurt se vitet e kaluara, për shkak të rritjes së prezencës, pas jush keni edhe jet ski e përdora nga policia shqiptare, janë risia që solli ndryshimin dhe duhet të konsolidohet ndër vite. Deti i takon pushuesve. Unë iu fola për luftën ndaj fenomenit të drogës, është një betejë që zhvillohet në çdo vend. Sekretari Blinken ka inicuar krijimin e një koalicioni global kundër drogës me fokus të veçantë drogërat sintetike.
Në SHBA ka një numër alarmues të personave që gjejnë vdekjen për shkak të mbidozës. Në 2022 janë 110 mijë persona që kanë humbur jetën nga mbidoza, ku 2/3 e tyre vjen për shkak të një droge sintetike të quajtur fentanyl. Ne nuk jemi ende në këtë fazë, dhe prandaj qëllimi dhe objektivi im është që ne ti dalim përpara kësaj situate, sepse edhe kanabisi, që konsiderohet në një pjesë të vendeve legal, unë mendoj që është i dëmshëm. Sjell varësi dhe çon në nevoja për të përdorur edhe drogëra më të forta. Në këtë aspekt ky është një prioritet që është sistematik dhe do vijojë të jetë i përditshëm. Prioritet tjetër është lufta kundër krimit të organizuar. E vërteta është se shqiptarët, ajo që i shqetëson më shumë janë këta tipat që i quajmë ‘të fortët e lagjeve’, ndaj të cilëve kemi ndërmarrë një qasje shumë vëzhguese hap pas hapi që këta ta kuptojnë se koha kur këta, bënin dëme në komunitetet e tyre ka përfunduar.
Britania sanksionon 5 zyrtarë gjeorgjianë për shtypjen e pro...
Ancelotti thotë se nuk e kishte menduar rikthimin tek Reali,...
Arrestohet 40 vjeçari në veri, policia i gjen rreth 100 kart...
Haradinaj për Hovenierin: Ishte më shumë se ambasador
Kurti dhe Rizvanolli vizitojnë ndërmarrjen KRU “Prisht...
Driloni ndan shtratin me Gjestin, Xheneta: Nuk e di qysh ka ...