Ministri i Brendshëm i Shqipërisë, Taulant Balla ka prezantuar projektbuxhetit të Ministrisë së Brendshme për vitin 2024.
Në Komisionin për Sigurinë Kombëtare, ai theksuar se është buxheti më i madh që ka pasur ndonjëherë ministria e Brendshme.
Sakaq, Balla ka njoftuar se në buxhetin e shtetit për 2024 janë planifikuar 400 milion euro që do të ndahen për rritje pagash, ku do të përfitojë dhe Ministria e Brendshme. Sakaq, një mbështetje të veçantë do të jepet dhe për Gardën.
Fjala e plotë e Ballës:
Kemi të bëjmë me buxhetin më të madh që ka pasur ndonjëherë ministria e Brendshme. Rritje me 8% në krahasim me një vit më parë. Buxheti është 25.9 miliard lekë, apo 250 milion euro. Krahasim me 2023, rritja është 1.8 miliard lekë.
Për shpenzimet për paga dhe sigurime shoqërore, do të shkojë 19.7 miliard lekë, apo 190 milion euro. Këtu nuk përfshihet pjesa e alokuimit për parashikimin për rritjen e pagave. Në buxhetin e shtetit për 2024 janë planifikuar për rritje pagash, 400 milion euro që do të ndahen për rritje pagash, një prej sektorëve është edhe Ministria e Brendshme.
Shpenzime të tjera, për mallra, kemi 4 miliard lekë. Për investime të tjera, kemi 1.5 miliard lekë.
Kemi parashikua mbështetje edhe për gardën. Synojmë një rritje për buxhetin e tyre në 15% sipas nevojave të paraqitura.
Brenda buxhetit është parashikuar edhe një mbështetje për forcimin e AMP./abcnews.al
“Edi, eja dashuria ime” – Gjesti me kunja ndaj Xhenetës
Fonseca insiston se Milani mund ta fitojë titullin kampion p...
Palestinezët e konsiderojnë moment historik urdhër arrestin ...
“Ose do bëhet multiplanetare, ose do zhduket”, paralajmërimi...
Çka i shkakton dhimbjet e kokës në mëngjes?
A Kane karbohidrate kartotat dhe barishtet jeshile?