Nga Prishtina në Sarandë për të vjedhur, arrestohet i dyshuari

09:37 | 7 Tetor 2022
E.H

Policia e Sarandës në Shqipëri ka vënë në pranga një 37 vjeçar nga Prishtina, i cili akuzohet për disa vjedhje në Sarandë.

Policia tha gjithashtu se i ka sekuestruar të arrestuarit edhe dy thika, të cilat i mbante në makinë.

Në pranga përfundoi A.G., 37 vjeç, banues në Prishtinë, Kosovë, për të cilin Prokuroria ka nxjerrë urdhër ndalimi, për veprën penale “Vjedhja”.

Shtetasi A.G. dyshohet të jetë autor i disa vjedhjeve, në lagjen nr. 1 të qytetit të Sarandës, konkretisht:

Më datë 26.04.2022, dyshohet se ka vjedhur motorin e një mjeti lundrues të ankoruar, në pronësi të shtetasit T. M.;

Më datë 19.09.2022, dyshohet se ka vjedhur pajisje elektronike, në një subjekt tregtar;

Më datë 04.10.2022, dyshohet se ka vjedhur disa produkte, në një subjekt tregtar.

Vijon puna për dokumentimin e plotë me prova ligjore, të vjedhjeve të tjera që mund të jenë kryer nga ky shtetas.

Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme procedurale./a2cnn/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme