Ministrja e Financave dhe Ekonomisë, Delina Ibrahimaj tha se nga 1 prilli do të rritet paga minimale në shumën 40 mijë lekë (347.31 euro).
“Në mbledhjen e Këshillit të Ministrave, sot u mor vendimi për caktimin e pagës minimale, I cili në bazë të vendimit shkon nga 34 mijë lekë, në nivelin 40 mijë lekë. Rritja që sot u miratua në Këshillin e Ministrave është prej 6 mijë lekësh bruto dhe është në nivel 17.6 % më e lartë se sap paga që është aktualisht në treg. Kjo pagë do ti atribuohet si sektorit privat, ashtu dhe atij publik. Çdo punëmarrës dhe punëdhënës do jetë i detyruar të zbatojë vendimin e pagës minimale që nga data 1 prill, që do të thotë se paga që punonjësit do marrin më 1 maj të jetë e reflektuar kjo rritje”,tha Ibrahimaj.
Ajo shtoi se qeveria synon që në tre vitet e ardhshme, Shqipëria të mos ketë pagën më të ulët në rajon, por të nxisë mirëqenien e qytetarëve përmes rritjes së saj, shkruan abcnews.
“Ne synojmë që pagat mesatare në vend të arrijë në nivelin e vendeve të rajonit dhe të bëhen konkurruese pasi ndikojnë në mirëqenien e qytetarëve”, shtoi ajo. Aktualisht paga minimale është 34 mijë lekë.
Alonso kërkon përqendrim maksimal për ndeshjen kundër Bochum
Arrestohet një person në Fushë-Kosovë, dyshohet për veprat ‘...
Udhëheqësit e BE-së diskutojnë për sigurinë gjatë takimit në...
Osmani takohet me Erdoganin në Budapest
E merr një mesazh nga fëmijët përmes dronit, përlotet Drenus...
Abdixhiku poston fotografitë e kandidatëve për deputetë nga ...