Nga nesër, s’ka makina me xhama të zinj

21:50 | 6 Janar 2019
Trina Galanxhi

Nga e hëna të gjitha automjetet qe janë modifikuar nga përdoruesit duke u vendosur xhama të zinj nuk do të lejohen të qarkullojnë.

Nga ky urdhër nuk preken automjetet të cilat janë të prodhuara në fabrikë me xhama të zinj dhe këto të dhëna janë të pasqyruara në lejen e qarkullimit.

Urdhëri i Drejtorisë së Transportit Rrugor erdhi pasi mijëra drejtues mjetesh i vendosnin xhamave materiale që i errësonin, duke u kthyer në një shqetësim edhe për policinë rrugore.

Në bashkëpunim edhe me Policinë e Shtetit do të identifikohen të gjithë serviset që ofrojnë shërbime të tilla dhe do të dënohen në bazë të ligjit”.

Siç thuhet  në njoftimin e Drejtorisë së Transportit Rrugor nga ky rregull nuk do të bëjë përjashtim asnjë person.

“Nga 7.01.2019 i ndalojmë çdo shërbim automjeteve që kanë errësuar xhamin e përparmë dhe xhamat e parë anësorë! Pa dallim: Shefa, VIP-a, të Fortë! Në bashkëpunim me Task Forcën e Transportit Rrugor dhe Policinë Rrugore po skedojmë dhe do penalizohen edhe “ustallarët” dhe serviset”!

Në bazë të ligjit çdo shofer që kapet me këtë shkelje do të dalë në komision në Policinë Rrugore. Kodi Rrugor parashikon se gjoba për raste të tilla varion nga 5 mijë deri në 10 mijë Leke të reja dhe drejtuesit të automjetit i hiqet pikë në patentë. Drejtoria e Transportit Rrugor gjithashtu vendosi që për çdo person që ka ngelur ne provimet e patentës nuk do të riaplikojë, por vetëm do të ritestohet. Në këtë mënyrë qytetarët nuk do të shpenzojnë më para dhe kohë për të kryer një punë që ishte bërë më parë./tv klan/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme