Meteorologët thonë se vendi ynë nesër do të dominohet nga vranësira dhe kthjellime.
Por këto vranësira do të shtohen dhe do të bëjnë që në pjesën qendrore dhe veriore të vendit të sjellin shira të dobët. Në mbrëmje parashikohet që pjesa veriperëndimore dhe qendrore të përfshihet nga shira të dendur. Ndërsa gjatë natës do të kemi shira në pjesën më të madhe të vendit dhe të shtunën pritet të bien dhe reshjet e para të birës së zonat e thella malore në veri – verilindje.
“E PREMTE: zonat veriore dhe qendrore paraqiten me kthjellime dhe vranësira të shpeshta por mot kryesisht i kthjellët dominon Jugun. Vranësirat shtohen gradualisht duke sjellë shira të dobët në veri dhe qendër.
Pjesa e dytë e ditës vijon me vranësira e shira të dobët deri në mbrëmje kur shira të dendur përfshijnë zonat veriperëndimore dhe qendrore. Gjatë natës, shirat shtrihen në pjesën më të madhe të vendit por pas mesnatës dhe orët e para të së shtunës reshje dëbore shfaqen në zonat e thella malore në veri – verilindje.
Temperaturat e ajrit do të ulen lehtë në mëngjes por një rënie më e ndjeshme do të shënohet në vlerat termike të mesditës”, shkruan Meteoalb.
Hamza në Rahovec: Jemi adresa e zhvillimit të bujqësisë, eko...
“Kobra”: Në natën kritike, rreth 30 persona ishin lënduar, j...
Biden zhvlerësoi urdhrin e Gjykatës Ndërkombëtare për arrest...
Vrasja te lokali “Kobra City”, Babai i viktimës: Më ka ik fë...
Vdes rreshteri i Policisë së Kosovës
Akuzohet për vrasje, “Kobra”: Nuk ndihem fajtor