Një ditë përpara hyrjes në fuqi të vendimit për mbajtjen e maskave mbrojtëse edhe në rrugë, ministrja e Shëndetësisë ka apeluar qytetarët që të tregohen të përgjegjshëm.
Duke publikuar edhe një video, Ogerta Masnastirliu thotë se shqiptarët e kanë treguar shembullin e solidaritetit në kohë të vështira.
“Me këtë video ndërgjegjësuese të “Stanford Medicine”, dua t’i bëj thirrje çdo qytetari që të marrë përgjegjësinë për shëndetin e vetes, të familjes, të miqve.
Me qëllim që në këtë përballje të vështirë me Covid-19 të dalim me sa më pak humbje, duke dhënë edhe një herë një shembull solidariteti, siç dimë të japim ne shqiptarët në kohë të vështira.
#mbanimaskënmbronishëndetin”, shkruan Manastirliu.
Ndërkohë, nga nesër, kush kapet në rrugë pa maskë mbrojtëse do të gjobitet me 3 mijë lekë të rinj, dhe nëse kapet sërish gjoba do jetë 5 mijë lekë të rinj.
Po ashtu, ministrja Manastirliu ka shfuqizuar vendimin për mbylljen e kinemave, duke lejuar funksionimin në bazë të protokolleve. /k.k/noa.al/
Hoti: Sikur të nisej me kohë ndërtimi i termocentralit me ga...
Studimi në SHBA: Shumica e qytetarëve të lodhur nga lajmet p...
Ngritet aktakuzë ndaj tre personave në Prizren për shitblerj...
Qeveria miraton vendimin për ndarjen e shtesave prej 100 eur...
Kurti kërkon angazhim maksimal për zgjidhjen e problemeve të...
Salah pas fitores ndaj Leicesterit: Shpresojmë se do ta fito...