Nga nesër hyjnë në fuqi masat e reja në Shqipëri

17:52 | 5 Shtator 2021
Arbresh.info

Pak ditë më parë, Komiteti i Ekspertëve ka  vendosur  masat e reja për të parandaluar përhapjen e Covid-19 në Shqipëri

Sipas vendimit të tyre duke filluar nga 6 shtatori asnjë qytetar shqiptar apo i huaj nuk mund të futet brenda territorit të Shqipërisë nëse nuk plotëson këto tre kushte:

Të kenë pasaportën e vaksinimit, ku nga data e vaksinimit të plotë të kenë të paktën dy javë,

Të kenë testin PCR negativ brenda 72 orëve ose testin e shpejt të antigenit brenda 48 orëve ose

Të kenë provë të kalimit të infeksionit Sars-Cov2, të vlefshme deri në 6 muaj pas shërimit. /arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme