Gjyqtarë, drejtorë në administratën publike, nëndrejtorë, krerë të institucioneve të ndryshme, gazetarë, këshilltarë, rektorët dhe zëvendësrektorët e universiteteve, sekretarë të përgjithshëm etj., duhet të dorëzojnë pasaportat e shërbimit pranë Ministrisë së Jashtme, në të kundër do të ndalohen nga policia në pikat kufitare.
Kështu parashikon vendimi i qeverisë nr. 389, datë 12.6.2019, i cili kufizon listën e zyrtarëve dhe familjarëve të tyre, që kanë të drejtë të pajisen me pasaporta diplomatike dhe pasaporta shërbimi.
Vendimi është miratuar në kuadër të iniciativës reformatore të Ministrit në Detyrë për Evropën dhe Punët e Jashtme, Gent Cakaj, duke ndryshuar vendimin nr. 335, datë 2.9.1997, i ndryshuar 18 herë deri në vitin 2009, për shkak të shtimit të herëpashershëm të kategorive që mund të pajiseshin me pasaporta diplomatike dhe shërbimi.
Vendimi i ri heq nga lista për t’u pajisur me pasaporta shërbimi edhe drejtorët e drejtorive në Presidencë, në Gjykatën Kushtetuese, në Prokurorinë e Përgjithshme, drejtorin e Përgjithshëm i ISSH, drejtorët e departamenteve pranë qeverisë, drejtorin dhe nëndrejtorin e ATSH-së, nëndrejtorin e RTSH, drejtorët e bankave, drejtorin e Arkivave, drejtorin e Doganave, drejtorët e drejtorive në Kryeministri dhe ministri, drejtorin e Përgjithshëm të Rezervave të Shtetit, drejtorin e Përgjithshëm të Avokatit të Popullit, drejtori e marrëdhënieve me jashtë në KQZ etj.
Gjithashtu nuk kanë të drejtë të pajisen dhe duhet të dorëzojnë pasaportat e shërbimit, sekretarët e Përgjithshëm të Prefekturave, kryetari i Kryqit të Kuq, nënkryetarët dhe sekretarët e Akademisë së Shkencave, këshilltarët e ministrave, korrespondentët e shtypit shtetëror, nënkryetarët e partive politike, dy gazetarë të Departamentit të Informacionit në ATSH, dy gazetarë të Departamentit të Informacionit në Radio, dy gazetarë dhe dy kameramanë të Departamentit të Informacionit në TVSH, kryetari i Komitetit Olimpik, sekretari i Përgjithshëm i FSHF, trajneri i Ekipit Kombëtar në futboll, nënkryetarët dhe drejtorët e SHISH, zëvendësguvernatori i BSH, kryetarët e këshillave të qarqeve, avokati i Prokurimeve etj.
Pasojat e mosdorëzimit
Zyrtarët të cilët sipas vendimit nuk dorëzojnë pasaportat diplomatike pranë Ministrisë së Jashtme nuk do të lejohen të dalin jashtë shtetit nga policia në pikat kufitare. Sipas vendimit, fillimisht, pasaportat, të cilat nuk dorëzohen, shpallen të pavlefshme nga ministria përgjegjëse për Punët e Jashtme. Për pasaportat diplomatike apo të shërbimit të shpallura të pavlefshme, ministria përgjegjëse për punët e jashtme njofton brenda 15 ditësh kalendarike të gjitha misionet diplomatike dhe postet konsullore të Republikës së Shqipërisë të akredituara jashtë vendit dhe misionet e huaja të akredituara në Republikën e Shqipërisë për pavlefshmërinë e pasaportës së padorëzuar i përcillet gjithashtu Departamentit për Kufirin e Migracionin, në Drejtorinë e Përgjithshme të Policisë së Shtetit, i cili urdhëron të gjitha pikat e kalimit kufitar për moslejimin e daljes jashtë shtetit të mbajtësit të pasaportës diplomatike apo të shërbimit, për bllokimin e pasaportës dhe kthimin e saj në ministrinë përgjegjëse për Punët e Jashtme.
Zyrtarët që u hiqen pasaportat e shërbimit
Gjyqtarët e gjykatave të shkallës së parë
Drejtorët e drejtorive në Presidencë;
Drejtorët e drejtorive në Gjykatën Kushtetuese
Drejtorët e drejtorive në Prokurorinë e përgjithshme
Nënkryetarët e KLSH
Drejtori i Përgjithshëm i ISSH
Sekretarët e Përgjithshëm të Prefekturave
Drejtorët e departamenteve pranë qeverisë
Kryetari i Kryqit të Kuq
Drejtori dhe nëndrejtori i ATSH-së
Nëndrejtori i RTSH
Drejtorët e bankave
Drejtori i Arkivave
Drejtori i Doganave
Drejtorët e drejtorive në Kryeministri dhe ministri
Nënkryetarët dhe sekretarët e Akademisë së Shkencave
Këshilltarët e ministrave
Korrespondentët e shtypit shtetëror
Rektorët dhe Zëvendësrektorë e universiteteve
Drejtori i Përgjithshëm i Rezervave të Shtetit
Nënkryetarët e partive politike
Drejtori, kryeredaktori dhe shefi i sektorit me jashtë të gazetave
Dy gazetarë të Departamentit të Informacionit në ATSH
Dy gazetarë të Departamentit të Informacionit në Radio
Dy gazetarë dhe dy kameramanë të Departamentit të Informacionit në TVSH
Kryetari i Komitetit Olimpik
Sekretari i Përgjithshëm i FSHF
Trajneri i Ekipit Kombëtar në futboll
Nënkryetarët dhe drejtorët e SHISH
Zëvendësguvernatori i BSH
Kryetari i Institutit të Integrimit të të përndjekurve politikë
Punonjësit e sektorit të marrëdhënieve me jashtë të Kuvendit
Komisionerët e Avokatit të Popullit
Shefi i Kabinetit i Avokatit të Popullit
Këshilltarët e Avokatit të Popullit
Drejtori i Përgjithshëm i Avokatit të Popullit
Shoferi i Avokatit të Popullit
Drejtori i Përgjithshëm i Agjencisë së Trajtimit të Kredive
Nënkryetarët e Këshillit Kombëtar të Punës
Kryesia e Dhomës Kombëtare të Avokatisë
Kryetarët e dhomave të avokatisë në rrethe
Drejtori i marrëdhënieve me jashtë në KQZ
Kryetarët e këshillave të qarqeve
Kryetari dhe zëvendëskryetari i ERE
Avokati i Prokurimeve
Titullari i institucioneve qendrore, në varësi të Këshillit të Ministrave
Ndihmës inspektor i në ILDKP
Këshilltar për marrëdhëniet me jashtë në ILDKP
Kryetari i AMF
Këshilltarët e komisionerit për mbrojtjen e të dhënave personale
Drejtorët e komisionerit për mbrojtjen e të dhënave personale
Sekretar i Përgjithshëm i ILDKP
Drejtor i kabinetit pranë ILDKP
Kryetar i zyrës vendore në Avokaturën e Shtetit.
Pajisen me pasaporta biometrike shërbimi
1. Guvernatori i Bankës së Shqipërisë
2. Inspektori i Përgjithshëm i ILKPD-së
3. Sekretari i Përgjithshëm në ministri dhe institucionet kushtetuese
4. Drejtori i kabinetit pranë Zëvendës-kryeministrit, në ministri dhe institucionet kushtetuese
5. Drejtorët e departamentit në Kryeministri
6. Kryetari i bashkisë
7. Prefekti
8. Zëvendësprokurori i Përgjithshëm
9. Drejtori i Radiotelevizionit Shqiptar
10. Kryetari i Akademisë së Shkencave
11. Kryetari i Komunitetit Mysliman
12. Kryetari i Kryegjyshatës Botërore Bektashiane
13. Kryetari i Konferencës Ipeshkvore
14. Kryetari i Kishës Ortodokse Autoqefale Shqiptare
15. Kryetarët e partive politike
16. Asistent/ndihmës, kameraman dhe fotograf i Presidentit Kryetarit të Kuvendit, Kryeministrit.
Marrë nga Shqiptarja.com
Haxhiu: Serbia s’i dorëzon kriminelët e luftës, ne do t’i gj...
Vitia nënshkruan listën finale që i hap udhë jetësimit të Li...
Pritjet deri në 40 minuta për të hyrë në Kosovë
Ambasada amerikane nderon Hovenierin për marrëdhëniet ShBA-K...
Hoxha pret ambasadoren greke: Shtim të sporteleve në pikat k...
Presidenja e Gjeorgjisë kërkon që data e zgjedhjeve të cakto...