“Nga familja jonë në tuajën” – Rita Ora uron Pavarësinë e Shqipërisë me imazhe nga vizita e saj në Kosovë

19:15 | 28 Nëntor 2023
E.H

Që nga dita e shtunë, këngëtarja shqiptare me famë botërore Rita Ora po qëndron në Prishtinë bashkë me bashkëshortin e saj, Taika Ëaititi.

Ajo është pritur ngrohtësisht nga krerët e shtetit kosovarë, fillimisht nga kryetari i Prishtinës Përparim Rama, pastaj nga kryeministri Albin Kurti ndërsa mbrëmë nga presidentja Vjosa Osmani, shkruan Arbresh.info.

Nga darka e mbrëmshme, Rita ka ndarë disa fotografi me të cilat edhe ka uruar shtetin e Shqipërisë për 111-vjetorin e Pavarësisë.

Në imazhet e publikuara, është edhe presidentja Osmani, me të cilën bëjnë shqiponjën me duar.

Poashtu shqiponjën me duar e bënë edhe me bashkëshortin e saj.

“Urime Dita e Pavarësisë Shqipëri nga familja jonë në tuajën”, ka shkruar Rita sipër postimit.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme